Personi që shikoni në foton e mësipërme është punonjësi i policisë, Rezart Kuci, i cili është arrestuar këtë të shtunë gjatë operacionit të SPAK në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve, Kuci akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Ai dyshohet se ishte pjesë e grupit të Ines Hajrullës.
Kuçi mban postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës. Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Operacioni i SPAK u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 7 urdhërarreste, ndërsa janë ushtruar dhe kontrolle në banesën e Ines Hajrullës. Ky i fundit bashkë me shokun e tij Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit pasi nuk ndodheshin në banesë. Deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin.










Discussion about this post