GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat dhe sulmet, KLGJ merr në mbrojtje Gjokën dhe Olldashin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat dhe sulmet, KLGJ merr në mbrojtje Gjokën dhe Olldashin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë në mbrojtje dy gjyqtaret Irena Gjoka e Ilirjana Olldashi, që janë sulmuar mediatikisht apo nga persona publikë. Dy gjyqtaret kanë vlerësuar masat e sigurisë në rastin e hetimit të SPAK lidhur me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.

E ndërsa Gjoka u sulmua për caktimin e masave të sigurisë “arrest me burg” ndaj Jamarbër Malltezit dhe “detyrim paraqitje” dhe ndalim daljes nga vendi për ish-Kryeministrin Sali Berisha, Olldashi u sulmua sepse në Apelin e GJKKO vendosi të lehtësojë masën ndaj dhëndrit të kreut të demokratëve ajo ajo në burg në “arrest shtëpie”.

Ndaj Gjokës, ish-Kryeministri Sali Berisha ka kujtuar një vendim të KLD-së të vitit 1996, kohë kur ai si President drejtonte këtë Këshill, që kishte vendosur shkarkimin e saj nga detyra për korrupsion. Kjo sipas Berishës e bënte gjyqtaren të kishte konflikt interesi dhe nuk mund të gjykonte çështjen e kompleksit Partizani, ku sipas SPAK, ish-Kryeministri po hetohet për korrupsion.

Ndërsa Olldashi e Apelit të GJKKO është sulmuar mediatikisht pas dhënies së vendimit një ditë më parë ndaj Malltezit, po me argumentin se ishte në konflikt interesi, pasi ajo ka blerë një apartament, të ndërtuar nga kompania e sekuestruar nga SPAK ku dhëndri i ish-Kryeministrit është aksioner.

Përmes një deklarate, KLGJ thotë se këto sulme cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, pranë GJKKO-së.

Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi sipas tyre, dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Deklarata e KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.

Etiketa: akuzaKLGJPolitikasulme

Lajme të lidhura

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas
Aktualitet

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas

11:01 - 02/06/26
“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec
Aktualitet

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

10:54 - 02/06/26
Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin
Aktualitet

Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

10:32 - 02/06/26
Para
“Daja, boli, batman, lambo”, ja nofkat që janë përdorur në “Sky” nga…

"Daja, boli, batman, lambo", ja nofkat që janë përdorur në "Sky" nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas
Aktualitet

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas

11:01 - 02/06/26

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

Lexo më shumë
“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

10:54 - 02/06/26
Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

10:32 - 02/06/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

10:00 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş