GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën m 7 maj, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ai pohoi se në Prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal. Sipas kryeministrit, janë 80 raste për evazion fiskal që flenë prej vitesh në këtë prokurori. Ai nënvizoi se ka të denoncuar edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë, që i kanë çuar në prokurori vetë institucionet, për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimet tatimore.

I pyetur nga BIRN lidhur me këto deklarime të kryeministrit Rama, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela tha se nuk mund të bënte komente. Ndërkohë, bazuar në një kërkesë për informacion, prokuroria vendosi në dispozicion të dhënat statistikore lidhur me kallëzimet e mbërritura nga organet tatimore dhe doganat prej vitit 2021 e në vijim, si dhe për ato për të cilat janë përmbyllur çështjet.

Sipas prokurorisë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë dërguar në total 106 kallëzime, nga të cilat 28 në vitin 2021; për 2022-in 43 kallëzime penale; në vitin 2023 janë depozituar 26 kallëzime penale dhe 9 kallëzime penale në 2024-ën. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë referuar gjithsej katër kallëzime penale, një në vitin 2021 dhe tre në 2022-in.

Prej këtyre kallëzimeve, janë përfunduar gjithsej 50 çështje. Në vitin 2021 janë dërguar për gjykim dy çështje dhe një tjetër është pezulluar; në 2022-in janë përfunduar 17 çështje, nga të cilat shtatë janë dërguar për gjykim, shtatë për pushim dhe për tre prej referimeve është vendosur mosfillim procedimi penal; gjatë vitit 2023 janë përfunduar 30 çështje, nga të cilat nëntë janë dërguar për gjykim, 10 kërkesa për pushim, nëntë mosfillime dhe për dy raste është shpallur moskopetenca. Sipas prokurorisë, disa prej çështjeve të përfunduara në vitet 2022 dhe 2023 u përkasin referimeve të viteve parardhëse.

“Përsa i përket totalit të çështjeve të përfunduara, rezulton se në 35% e tyre janë dërguar në Gjykatë me objekt kërkesë për gjykim, për periudhën e kërkuar. Kjo përqindje është e njëjtë me rastet e veprave tjera penale të cilat janë dërguar kërkesë për gjykim”, sqaron prokuroria në përgjigje.

I pyetur për koment lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë së Tiranës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Etiketa: evazion fiskalKryesore1Prokuroria e TiranesRama

Lajme të lidhura

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin
Breaking Views

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!
Breaking Views

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…
Breaking Views

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Para
SHBA optimiste për arritjen e një armëpushimi në Gazë

SHBA optimiste për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin
Breaking Views

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26

Protesta e 22 e qytetarëve para Kryeministrisë për rrëzimin e qeveisë Rama ka mbledhur mijëra persona. Me thirrje të fuqishme...

Lexo më shumë
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

19:51 - 21/06/26
Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Edhe shqiptarët nga Kosova i bashkohen protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:05 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetkom girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis