GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat ndaj Malltezit e Berishës, ja pse SPAK mund të zgjerojë rrethin e hetimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tre kryebashkiakë në hetim”, SPAK shton dënimet e korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hetim që zgjati për rreth dy vite lidhur me ish-kompleksin Partizani në Tiranë ka çuar në arrestimin e Jamarbër Malltezit, dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.

Ndërkohë për ish-Kryeministrin Berisha është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe mos lejimin e daljes nga Shqipëria.

Ndaj Jamarbër Malltezit është ngritur akuza për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Ndërsa Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

Ndërkohë për ish-Kryeministrin Sali Berisha është ngritur akuza për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Ish-Kryeministri e ka konsideruar ngritjen e akuzave si politike, ndërsa tha se Malltezi u arrestua pa u pyetur asnjëherë nga Prokuroria apo Gjykata. Ndërsa për masën e tij të ndalimit për të dalë nga territori i Shqipërisë, Berisha tha se është shkelur Kushtetuta, pasi nuk është kërkuar leja e Parlamentit, për të ndaluar udhëtimet e një deputeti.

Referuar raportimeve masat paraprake të sigurisë të miratuara nga GJKKO bazohen në hetimet e deritanishme të kryera nga SPAK lidhur me atë se çfarë ka ndodhur me kompleksin Partizani. Kjo do të thotë se një thellim apo vijim i hetimeve mund të zgjerojë rrethin e personave që mund të përballen me akuza të ndryshme penale.

Nga raportimet mësohet se hetimet për çështjen kanë nisur bazuar te një kallëzim penal i depozituar 3 vite më parë nga Taulant Balla, në emër të Grupit Parlamentar socialist, ndërsa SPAK nisi hetimet në 2021.

Në kallëzimin e Ballës përfshiheshin në seri zyrtarësh të qeverisjes së PD-së dhe drejtues të disa institucioneve të kohës kur edhe u procedua me privatizimin e kompleksit Partizani.

Nga raportimet ngritja e akuzës për pastrimin e parave mund të çojë pikërisht në zgjerimin e rrethit të hetimeve të personave të lidhur, bazuar në transaksionet apo lëvizjet e llogarive brenda ose jashtë vendit, ndërsa në raportimet fillestare u tha se SPAK kishte kërkuar informacione nga disa agjensi ligjzbatuese të vendeve të BE-së.

Ende nuk dihet se deri në çfarë faze mund të shkojnë hetimet lidhur me çështjen, veçanërisht sa i takon akuzës për pastrim të produkteve të veprës penale.

Nga hetimet e deritanishme, në akuzën e SPAK është bërë një lidhje mes Malltezit dhe Bektashit, ndërtuesit të shumëkatëshëve në pronën e dhëndrit të ish-Kryeministrit. Por bazuar në një standart të vendosur nga SPAK në rastin e ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, pra në atë që konsiderohet si hetim i thelluar, nuk përjashtohet mundësia që hetimet të shtrihen te personat e afërt apo të lidhur në biznese apo transaksione të të akuzuarve për pastrim apo larje parash.

 

Etiketa: berishahetimeMallteziSpak

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës
Aktualitet

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg
Aktualitet

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Para
Xhixha plas bombën: Dumani tha se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë!

U hetua nga Kraja e Millonai, ja gjyqtarja që firmosi masat e sigurisë ndaj Berishës e Malltezit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26

Dashi Energjia juaj do të jetë në qendër të kësaj dite. Mund të përfundoni një detyrë të rëndësishme ose të...

Lexo më shumë
Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com