GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akuzat për financimet ruse, paralajmëron Kryemadhi: Pasi civile e..

17:50 - 08/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për financimet ruse, paralajmëron Kryemadhi: Pasi civile e..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka komentuar ngjarje te fundit politike në vend. Ajo ka folur mes të tjerash në lidhje me akuzat për financimet ruse ku deklaroi se ishte një iniciativë e Rilindjes dhe kryeministrit Rama, duke qenë se nuk kanë alternativë tjetër veç gënjeshtrës për tu ofruar qytetarëve.

Kryemadhi tha se si ajo edhe familjarët e saj nuk kanë llogari jashtë vendit dhe se e gjitha duket se ka lidhje me padinë e ngritur prej saj në lidhje me inceneratorët, betejë të cilën tha se do ta çonte deri në fund.

Deputetja e PL paralajmëroi gjithashtu padi civile dhe penale në lidhje me shpifjet dhe akuzat ndaj saj, të cilat tha se do të jenë gati përpara 14 majit.

Pjesë nga biseda në studio:

Nisida Tufa: Financimet ruse, çfarë ka të vërtetë e çfarë jo në gjithë këtë?

Monika Kryemadhi: Vetëm një e vërtetë është aty, që mazhoranca si gjithmonë, Rilindja me në krye Ramën ka të vetmen alternativë, gënjeshtrën. Monika kryemadhi mesa duket i ka prishur shumë punë me denoncimet për inceneratorë, kjo është thembra e Akilit. Veç panikut që i ka përfshirë është edhe mungesa e intuitës politike për të administruar këtë gjë.

Bushkaj të ulet e të shkruajë dy gisht letër, një padi një kallëzim penale për këtë çështje. Ata nuk e bëjnë këtë gjë, do ngelin në kuadrin e tymnajës e do paguajnë mercenarë të dalin në media.

Nisida Tufa: Ju ka prekur si situatë?

Monika Kryemadhi: Më ka dhënë një mundësi më të madhe për të qenë prezent në media e për të artikuluar. Do i drejtohem prokurorisë e gjykatës, edhe me padi civile në lidhje me shpifje. Edhe prokurorisë me kallëzim penal. Para 14 majit janë gati.

Nisida Tufa: Keni folur për nënkontraktimin e një kompanie izraelite në lidhje me këtë çështje. Ç’mund të na thoni?

Monika Kryemadhi: Lufta nuk bëhet më me armë, por me viruse dhe me fake news. Në këtë drejtim është edhe çështja e dezinformimit. Rasti në fjalën një i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd.
Është një rast që do vijojmë ta investigojmë, nga burimet e mia del që është nënkontraktuar një kompani izraelite nga Rama e grupi i inceneratorëve.

Nisida Tufa: Keni llogari jashtë vendit?

Monika Kryemadhi: Absolutisht jo. Familja jonë është objekt i deklarimit të pasurisë që në vitin 2000. Që në 1991 madje kemi bërë deklarimet që nga prindërit e mi. Që kur është ngritur instituti i parë i ILDPI.

Unë dhe familja ime nuk kemi pasur kurrë llogari jashtë vendit, aq më shumë offshore apo me biznesmenë rusë.

Në lidhje me “Inceneratorët” unë do vijoj. Do ta vazhdoj betejën deri në fund. Funksionimi i sistemit, arroganca dhe arbitrariteti me fondet e qytetarëve, tregon se si përveç kontrollojnë drejtësinë, përdorin edhe “ligjin në dorën e Maliqit”.

Kam më shumë se 1.5 vite që kam dijeni se familjarë të Kokës, Bllakos, Mertirit, janë në kërkim për mua dhe familjarët e mi. Kam qenë e informuar për çdo hap të tyre. E kam ditur, e di që edhe shumë deputetë të PS u ka dalë fjala, pra u ka rrjedhur informacion.

Etiketa: KryemadhiKryesore1padi

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Chelsea humb sërish, Tootenham e Newcastle ‘në garë’ për Champions

Chelsea humb sërish, Tootenham e Newcastle ‘në garë’ për Champions

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com