GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akuzat për “Open Balkan”, Rama: Në fundvit firmosim marrëveshje me Serbinë e Malin e Zi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për “Open Balkan”, Rama: Në fundvit firmosim marrëveshje me Serbinë e Malin e Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetit Tritan Shehu se “Open Balkan” është një nismë e iniciuar nga presidenti serb për copëtimin e Kosovës, dhe që bie ndesh me “Procesin e Berlinit”.

Nga Kuvendi, Rama tha se janë ftuar të gjitha shtetet të bëhen pjesë pasi është një nismë me interes kombëtar.

“Është një hapësirë ku unë synoj që të zbatohen 4 liritë e BE-së, krahasimi që i bëni me Jugosllavinë është një lojë fjalësh e panevojshme, për mua kjo nismë është një interes kombëtar. Dua t’ju shtoj dhe diçka tjetër, po ju them këtë që se janë disa pyetje që lidhen me Kinën, jo Kina jo Rusia, jo shejtani. Unë di që Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi e procesit të Berlinit, ne i kemi ftuar të gjitha shtetet që të bëhen pjesë, Kosova humbet duke munguar në atë tryezë. Unë di që historia tregon se ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si një katalizator për të zgjidhur çështje politike“, tha Rama.

Rama, gjithashtu njoftoi firmosjen e disa marrëveshjeve mes Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë në fund të këtij viti.

“Marrëveshjet do të firmosen pak javë më vonë në Tiranë dhe do bëjë që lehtësia që do krijohet për kompanitë që shkon rreth 500 kompani shqiptare të jetë eksponenciale me vështirësitë që kanë sot. Pyetni këto subjekte kombëtare. 57 prej tyre janë fruta perime. Kjo është nismë që nga viti 2015 në Samitin në Paris, ku unë me Vucic, kemi ngritur rrezikun e procesit të Berlinit që rrezikohej të mbetej në letër, dhe ashtu ndodhi”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se Ballkani i Hapur ishte një proces i përshtatur me atë të Berlinit dhe se shërbente për 4 liri themelore në rajon duke u ardhur në shërbim të gjithë importuesve dhe eksportuesve shqiptarë.

Etiketa: open balkanRama

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Fifi publikon këngën që kompozoi në “Big Brother VIP”

Ja si pritet kënga e re e Fifit nga banorët e BBV...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com