GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohen se neglizhuan trajtimin e pacientit që ndërroi jetë, pezullohen mjekët në Fier

17:11 - 27/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohen se neglizhuan trajtimin e pacientit që ndërroi jetë, pezullohen mjekët në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa mjekë në Fier janë pezulluar nga detyra për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Prokuroria e Fierit njoftoi këtë të premte se rasti lidhet me vdekjen e një personi, ngjarje e ndodhur më 3 Shkurt të vitit 2022.

“Nga hetimi i kësaj çështje ka rezultuar se, më datë 03.02.2022, salla operative është njoftuar se në spitalin e Patosit është dërguar pa shenja jete shtetasi A.Sh. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, i ndjeri kishte shkuar në spitalin Patosit në orët e para të mëngjesit dhe më pas është dërguar me ambulancë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier dhe më pas është kthyer në Patos ku është ulur në një lokal dhe ka ndërruar jetë. Është marrë informacion për mjekët e turnit që ndodheshin në zyrën e mjekëve dhe nëse shtetasi A.Sh është paraqitur në orët e para të mëngjesit i shoqëruar nga ambulanca e Patosit me dhimbje gjoksi. Për këtë fakt, mjekët kanë mohuar dijeninë në lidhje me rastin dhe faktin që i ndjeri të jetë paraqitur në turnin e tyre”, njoftoi prokuroria.

Prokurorët thonë se kanë administruar aktin e ekspertimit mjekoligjor, ku është arritur në përfundimin se nga ana e personelit mjekësor që ka trajtuar rastin gjenden elementë të neglizhencës mjekësore që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ardhjen e pasojës.

“Për sa më sipër, ekziston dyshimi i arsyeshëm që mjekët kanë neglizhuar në trajtimin e duhur të rastit, duke sjellë si pasojë vdekjen e të ndjerit”, njoftoi prokuroria.

E për këtë arsye mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Gjykata me vendimin nr. 62-2024-6773 datë 21.12.2024 vendosi caktimin e masës së sigurimit për tre persona:

1.Caktimi i masës së sigurimit me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimit publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit B.Dh, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

2.Caktimi i masës së sigurimit me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimit publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetases I.Ç, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

3.Caktimi i masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit K.J, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Etiketa: Fiermjeke

Lajme të lidhura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet
Aktualitet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26
Para
Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Lija e majmunit, ISHP: Asnjë rast i konfirmuar në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?
Show Biz

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26

Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Në nisje të spektaklit të kësaj...

Lexo më shumë
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com