GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet për korrupsion, GJKKO rrëzon kërkesat e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet për korrupsion, GJKKO rrëzon kërkesat e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme në Dhomë Këshillimi vendosi rrëzimin e të gjitha kërkesave të bëra nga i pandehuri Arben Cara, bashkëshorti i ish-gjyqtares Mimoza Margjekës. Ai paraqiti disa kërkesa që kishin të bënin me pavlefshmërinë e procesverbaleve të mbajtura nga grupet e vëzhgimit, gjatë datave 27-29 korrik të vitit 2020. Ndërkohë Gjykata ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për këtë çështje, ndërsa Prokuroria (Spak) kërkoi kohë që të përfundojë konkluzionet përfundimtare.

Më 27 tetor ora 10 u caktua seanca e radhës për konkluzionet e prokurorisë.

“Në procesverbalet e vëzhgimit thuhet se vëzhgimi është bërë me autorizim. Prokuroria nuk ka përcaktuar kush është Oficeri i Policisë Gjyqësore dhe Oficerët e Forcave të Posaçme Operacionale. Nuk ka urdhër me emra nominal për grupin e vëzhgimit. Janë grupe të ndryshme, por jo urdhra të ndryshme. Drejtori i Operacionales nuk ka respektuar ligjin. Mungesë të akteve të përdorura në procesverbalët e vëzhgimit. Procesverbalet nuk janë të firmosura nga grupet e vëzhgimit. Të deklarohen të papërdorshëm procesverbalet pasi nuk kanë firmën e operacionales. Procesverbalet janë përpiluar në DPSH, në shkelje të ligjit. Dokumentimi të bëhej sapo të përfundonte vëzhgimi. Më 28.07.2020, ata kanë qenë në Korçë dhe në datën 29 është bërë procesverbali. Të cilësohen të papërdorshëm transkriptet e bisedave të bëra nga oficeri i policisë pasi nuk është në kompetencë të tij. Po ashtu të merren për bazë transkriptet e bëra nga OPGJ i Prokurorisë së Përgjithshme”, ka deklaruar Cara.

Ndërkohë ish gjyqtarja Margjeka ka deklaruar se prokuroria duhet të tërheqë akuzën sepse nuk dhënë asnjë provë ndaj saj.

“Prokuroria se ka ndjekur hetimin sepse ka shumë probleme proceduriale. Janë 8 opgj që theksohet në dokument ndërkohë rezulton se aty është një OPGJ, dhe 7 të tjerët janë oficer të operacionales. Është bërë me tendencë kjo dosje, prokuroria ka thënë në fillim që kanë patur presion. Unë kam bërë kallëzim për falsifikim të procesverbaleve. Prokuroria të tërheq akuzën sepse nuk dhënë asnjë provë ndaj meje. Më ka cënuar jetën dhe punën. Kjo çështje do përfundojë me pafajësi, nuk besoj se ma ka bërë Prokuroria, por për shkak të nje vendimit tim. Është bërë me qëllim goditja ime. Përgjimi, firma, aktet janë false, jam e befasuar”, tha ajo.

Seanca është shoqëruar me debate mes Margjekës dhe drejtuesit të trupës gjykuese Erjon Çela

Enkeleida Millonai, prokurore e SPAK ka kërkuar të rrëzohen kërkesat e bëra nga Arben Cara. Çdo moment në video-foto nuk i kam sjell për shkak të dekonspirimit të agjentëve.

Etiketa: Gjykata e posaçmeMimoza Margjeka

Lajme të lidhura

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës
Aktualitet

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata
Aktualitet

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:34 - 07/10/26
E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj
Aktualitet

E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj

21:19 - 07/10/26
Para
Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Kamëz, ende asnjë gjurmë nga autori 13-vjeçar

Detajet/ U përplas nga makina, ja gjendja e të miturit në Elbasan. Shoqërohet shoferi 26-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com