GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre, ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

09:50 - 15/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tjetërsoi pronat në bregdet për burrin e Olta Xhaçkës, dështon gjyqi për Jorgo Goron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për ish- kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha.

SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Goron, që konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar.

Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.

Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë.

Prej marsit të vitit të kaluar Jorgo Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Akuzat:

Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.

Etiketa: BurggoroSpak

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
Teliti: Me 30 mln eurot e grabitura nga Veliaj do ndërtoheshin 1200 banesa sociale

Teliti: Bujqësia dhe blegtoria në tatëpjetë, Rama merret me aksione kundër majdanozit dhe rigonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com