GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e kunatit, Apeli lë në burg Gëzim Gjinin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndrangheta”/ Operacion antimafia në Itali, shoqërohen 52 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj 30-vjeçarit Gëzim Gjini, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e kunatit në Itali.

I riu kishte ankimuar në Apel masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë, por nuk ka mundur të fitojë lirinë në Apel.

Gëzim Gjini, i kërkuar nga autoritetet italiane për vrasjen e 13 Dhjetorit 2022 në Roça Priora, është arrestuar nga policia e Lezhës rreth dy muaj më parë.

Ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore të vendit fqinj kishin caktuar një masë sigurie arrest me burg për vrasje.

“Ai akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit Petrit Cara, vrasje e kryer me mjet prerës, në Roça Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, njoftoi policia.

Ngjarja për të cilën akuzohet Gjini ka ndodhur në 13 dhjetor 2022, ku viktimë mbeti Petrit Caka. Ai u gjet i vrarë në banesën e tij në Roça Priora-Itali, me plagë në fytyrë dhe trup, të cilat ishin shkaktuar nga një thikë.

Pas rreth 8 muajsh nga vrasja e Petrit Cakës, policia italiane arrestoi bashkëshorten tij, si dhe dy nga tre bashkëpunëtorët e saj.

Sipas raportimeve, gruaja kishte thirrur të vëllanë dhe mikun e tij nga Shqipëria për të kryer krimin, në shenjë hakmarrjeje të viteve të keqtrajtimit dhe dhunës që bashkëshorti Petrit Caka kishte ushtruar ndaj saj.

Autoritetet italiane firmosën urdhër arrest me burg për 4 shqiptarë – gruaja e viktimës, i vëllai, bashkëpunëtori në vrasje dhe një djalë tjetër i cili është kujdesur për kthimin e vrasësve në Shqipëri, pasi u krye krimi.

Nga raportimet mësohet se vëllai dhe bashkëpunëtori në dhjetorin e vitit të kaluar kishin mbërritur në Itali nga Shqipëria, dhe tre ditë më vonë më 13 dhjetor, të dy dyshohet se kanë inskenuar grabitjen në shtëpinë e 49-vjeçarit dhe kanë vrarë me thikë Petrit Cakën.

Më pas dy autorët janë kthyer në Shqipëri duke u ndihmuar nga një bashkatdhetar tjetër.

Nëpërmjet pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, është bërë i mundur identifikimi autorëve si dhe mjetet të cilat kanë përdorur.

Gruaja e viktimës dhe 2 prej shqiptarëve janë ndaluar në Itali, ndërkohë i vëllai i saj u  shpall në kërkim për tu arrestuar në Lezhë në muajin gusht.

Etiketa: gjiniKryesore1kunatiLezhëVrasje

Lajme të lidhura

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Aktualitet

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve
Aktualitet

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!
Aktualitet

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Para
Ribërja e zgjedhjeve në Kukës e Rrogozhinë, Begaj e Celibashi duhet të caktojnë datën

Raporti i ODIHR për 14 majin, SHBA: Të trajtohet blerja e votave dhe presionet ndaj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Aktualitet

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26

Nga Boldnews.al Pas dy episodeve të njëpasnjëshme të helmimit të studentëve të Akadamisë së Sigurisë, kompania furnizuese me ushqim, “Sori-Al” ka...

Lexo më shumë
Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com