GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akuzohet se fshehu 60 mijë euro, Murrizi: Atyre që u vijnë bananet me pluhur, merren me pasuritë e mia legale

16:29 - 05/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Myslim Murrzizi: PD duhet të mbajë vetëm 1 Kuvend, ja ku do merrja pjesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit kallëzon në Prokurori të Tiranës ish-deputetin demokrat Myslim Murrizi pasi nuk deklaroi 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Ish-deputeti Myslim Murrizi, është akuzuar ditën e sotme nga ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e ngritura ndaj tij nga krimi ekonomik për mosdeklarim të të ardhurave dhe pastrim parash.

Në një prononcim për mediat, Murrizi thotë se me këtë pretendim është njohur përmes medias, ndërsa kujton se deri në shtator të vitit që lamë pas kur ka lënë mandatin e deputetit ai ka qenë objekt i deklarimit të pasurisë në ILDKPKI.

“Nuk kam parë asnjë akuzë veç mediave dhe nuk ka asnjë dijeni. Njoftimin e kam marrë sot përmes mediave, nuk kam dijeni nga hajdutët e krimit ekonomik që helmuan dynjanë me Call Centera, këtyre që u vijnë bananet me pluhur të bardhë, këtyre që u vriten njerëzit mes Tiranës dhe mes Bllokut. Paskan pas kohë dhe nge nga 10 shtatori 2021 kur kam lënë mandatin  që të jenë marrë me pasuritë legale të miat që në kohën  që kam qenë deputet janë objekt i deklarimit të pasurisë në ILDKPKI. Shoh dy palë postime në media, një palë që thonë se kam pastruar 500-600 mijë euro, një palë thonë 60 mijë euro, tani ma ndani. Paratë e kujt kam pastruar, se këta shejtanët i kanë inceneratorët ku i pastrojnë paratë” – u shpreh Murrizi.

Ai gjithashtu ka treguar emrat që sipas tij e kanë vjedhur shtetin në 30 vjet. Murrizi nuk kursen akuzat dhe ndaj kupolës së Policisë së Shtetit.

“Po të mi japin këta që kanë vjedhur në 30 vite para, por sidomos në 20 vitet e fundit nga Rama, Basha, Damiani, Beni, kush të ketë qejf ua pastroj unë por nuk besoj se më japin mua. Desha të njihem me materialin e këtyre fundërrinave, ish-sigurimsave që drejtojnë policinë nga Tonin Vocaj tek Rebani Jaupaj dhe çdo lloj llumi që drejton kupolën e policinë e shtetit, të më thonë për çfarë bëhet fjalë” – u shpreh Murrizi.

Më tej, ish-deputeti demokrat kujton se prej 30 vitesh është pjesë e politikës aktive dhe nuk është bërë pjesë e saj as si emigrant tulipanësh dhe as si gërryes kazanësh në Paris.

“Kam 30 vite nga dhjetori 1990 që jam atje. Nuk është se kam pasur ndonjë migrim të dyshimtë. Kam pasur biznes legal dhe e kam prapë. Prej 13 vitesh jam 50% aksioner te firma “Murrizi 2009” me një kushëri timin ku administrator është kushëriri. Kam qenë 30% aksioner te “Justinian I” e mbylli qeveria në 2014, kam pasur televizion kabllor, të gjitha këto të regjistruara në Tatime dhe QKR. Kam deklaruar pasurinë që kam në ILDKPKI. Shpresoj me ndihmën e të madhit Zot ti dyfishoj gjatë viteve që vijnë. Nuk e di për çfarë bëhet fjalë” – tha më tej Murrizi.

Etiketa: AkuzohetbananetKryesore1Myslim MurriziPasuritepluhur

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Më lehtë deshifrohet kodi i Da Vinçit, sesa qëndrimi i BE-së për “Ballkanin e Hapur

Më lehtë deshifrohet kodi i Da Vinçit, sesa qëndrimi i BE-së për “Ballkanin e Hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com