GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet se nuk deklaroi pagat dhe sigurimet e futbollistëve/ Refik Halili dhe Tirana përfundojnë në gjyq

në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se nuk deklaroi pagat dhe sigurimet e futbollistëve/ Refik Halili dhe Tirana përfundojnë në gjyq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubi i Tiranës dhe administratori i tyre Refik Halili do të duhet të përballen me një proces gjyqësor në prag të nisjet të sezonit të ri futbollistik në vend.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq klubin bardheblu, duke e vendosur nën akuzë për “fshehje të ardhurash”, në vlerën totale 510 milionë lekë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq ‘Klubin e Futbollit Tirana’ sha dhe administratorin e tij, shtetasin R.H., për Veprën Penale ‘Fshehje të të ardhurave’. Nga analizimi i të dhënave prokuroria doli në konkluzion se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori i kësaj shoqërie, shtetasi R.H., gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi R.H., ka konsumuar veprën penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal duke mos kryer deklarimet dhe duke bërë deklarime të pavërteta apo informacione joreale në organet tatimore, vlerësimi i të cilave çon në përllogaritje të pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit dhe për këtë arsye rezulton se ky subjekt të ketë fshehur tatimin e TVSH që ka arkëtuar nga dhe të tatim fitimit përkatës që duhet të deklaronte dhe mbi të cilin do të llogaritej tatimi mbi fitimin.

Ndërsa subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a ka konsumuar gjatë aktivitetit të tij elementë të veprës penale ‘Fshehje e të Ardhurave’ të parashikuar nga Neni 180/3 i Kodit Penal, ku vlera e fshehjes reale pa penalitete është 51.975.745 lekë”, thuhet në një njoftim të akuzën.

Hetimi lidhet me listëpagesat dhe detyrimet shoqërore dhe shëndetësore që klubi kryeqytetas do të duhet të paguante në sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016 për lojtarët që ekipi ka pasur në organikë, shtuan të njëjtat burime.

“Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.1755, të vitit 2017, rezultoi se për vitet 2014, 2015, 2016, ‘Futboll Klub Tirana’ ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016. Por në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për “Klubi i Futbollit Tirana” nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit”, shton akuza.

Etiketa: Kryesore1refik haliliTirana

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
E mbylli me Juven, shumë alternativa për të ardhmen e Rabiot

E mbylli me Juven, shumë alternativa për të ardhmen e Rabiot

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com