GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet se porositi dy vrasje, gjykata merr vendimin për Erjon Alibejn

11:47 - 18/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se porositi dy vrasje, gjykata merr vendimin për Erjon Alibejn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e bujshme e Regis Runajt dhe Emiljano Rmazanit është kthyer sërish në skenë.

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Erjon Alibej.

Theksojmë se 34- vjeçari Erion Alibej është porositësi i 2 vrasjeve, por ekzekutimi është bërë nga dy persona të tjerë, të identifikuar me emrat Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha, të dy të arrestuar. Sipas burimeve, Euglen Halili është i penduari i drejtësisë, i cili ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe ka zbardhur të gjithë vrasjen e Runajt, mik me Emiljano Ramazanin.

Referuar dëshmisë së tij Halili është shprehur se ka kryer vrasjen për të cilën është paguar disa mijëra euro. Fillimisht të dy Halili dhe Runaj mësohet të kenë konsumuar së bashku kokainë dhe më pas janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Ndërsa, udhëtimi është kryer me një motor, ku më pas Halili e ka qëlluar me thikë rreth 26 herë. Por njollat e gjakut në motorin e Halilit, kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë sipas burimeve, Halili ka luajtur dhe një rol të rëndësishëm në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili e ka vëzhguar dhe ka informuar vrasësit për vendndodhjen e tij, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba një javë para se të ekzekutohej Runaj. Mësohet se organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve në Elbasan është vëllai i Endrit Alibej, i riu i cili është ekzekutuar në sy të familjarëve të tij 2 vite më parë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 29 dhjetor të 2019, kur Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç janë ekzekutuar në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Mësohet se tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Ndërsa Emiljano Ramazani ose siç njihej ndryshe me nofkën “Raman”, ekzekutimi i të cilit është bërë në 20 korrik të këtij viti është emër i njohur për drejtësinë. Ai është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve. Gjithashtu mësohet se “Ramani” ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar. Në 2012 ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë për drogë. Pesë vite më pas ai është kapur sërish sëbashku me një tjetër person, pasi iu gjet kokainë në makinë. Asokohe iu gjetën 10 doza kokainë, 50.000 lekë dhe 14 aparate celularësh. / A.L gijotina. com /

Etiketa: Erjon Albeaj

Lajme të lidhura

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
“Ndikoi te gjykata, do kërkojmë shpalljen e tij “non grata””/ Aleanca për Teatrin akuza ambasadorit Soreca

Nisin detyrat e “Rama 3”, Soreca: Koordinimi i fortë ndërinstitucional është çelësi për integrimin në BE

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com