GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Akuzohet se vrau shqiptarin dhe i vendosi flakën në “Range Rover”, mekaniku italian: Isha duke…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se vrau shqiptarin dhe i vendosi flakën në “Range Rover”, mekaniku italian: Isha duke…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Davide Cristiano Mossali, autori i dyshuar i vrasjes së Nexhat Ramës nga Kosova, ka deklaruar se është i pafajshëm. Mekaniku 52-vjeçar, i cili rezulton pa precedentë penal, është shprehur se nuk e ka vrarë ai 40-vjeçarin shqiptar.

Por prokuroria është e bindur për të kundërtën, shkruajnë mediat italiane, se Cristiano Mossali është personi i fundit që e ka parë të gjallë Nexhat Ramën dhe është vrasësi i 40-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar brenda bagazhit të një Range Rover të shkrumbuar nga flakët në vreshtat e Këlnit. Italiani akuzohet për vrasje me paramendim, shkatërrim kufome dhe armëmbajtje pa leje.

“Duket konfuz, mohon akuzat”, tha avokati i tij Stefano Forzani.

Megjithatë hetuesit janë të bindur se është ai autori i krimit, referuar tabulateve telefonike dhe kamerave të sigurisë. Dyshohet se mekaniku e ka thirrur viktimë në biznesin e tij dhe e ka qëlluar për vdekje. Më pas trupin e pajetë e ka vendosur në bagazhin e Range Rover, në emër të vëllait të Nexhat Ramës, dhe ka udhëtuar drejt Këln ku i ka vendosur flakën mjetit me benzinë.

Autori i dyshuar ka dalë me një alibi: Në momentin kur ka ndodhur krimi ishte duke drekuar me familjen. Por bashkëshortja dhe djali i tij e mohuan, duke thënë se ai nuk ka qenë me ta.

Karabinierët kanë rikonstruktuar orët e fundit të kosovarit, i cili ishte përfshirë në një hetim për zhvatje, krim nga i cili u shpall i pafajshëm dhe i akuzuar në procedim për tentativën për t’i vënë flakën vilës së një menaxheri supermarketi.

Në shtëpinë e tij në Capriolo, Rama ka pasur disa takime mëngjesin e së hënës. I fundit ka qemë Mossali, tek i cili ka shkuar me Range Rover-in e të vëllait.

Mekaniku i kishte marrë një borxh me interes prej 30 mijë eurosh viktimës dhe ishte në vështirësi financiare. Megjithatë, ajo kredi kishte rritur në kufirin e kamatës dhe huadhënësi po i bënte presion për t’ia kthyer.

Range Rover inkuadrohet në mesditë duke u larguar nga punishtja. Njëzet minuta më vonë, një fermer e vëren atë duke ecur nëpër vreshtat e Këlnit dhe më pas të përfshirë nga flakët.

“Shumë sipërmarrës dhe artizanë në krizë kërkojnë ndihmë nga njerëzit e rrezikshëm, ata i nënvlerësojnë”, ishte alarmi i prokurorit Francesco Prete. “Rrezikojnë të gjenden në një rrugicë qorre”.

Etiketa: akuzaItalimekanik italian

Lajme të lidhura

Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 35 personave për vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz
Aktualitet

Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 35 personave për vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz

15:01 - 04/09/26
Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni
Kosovë & Rajon

Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni

08:27 - 04/09/26
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme! 6 deputetë të LDK kundër kandidaturës së Sejdiut për President
Breaking Views

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme! 6 deputetë të LDK kundër kandidaturës së Sejdiut për President

18:57 - 01/09/26
Para
Ballkan i Hapur, kufij të mbyllur

Ballkan i Hapur, kufij të mbyllur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n
Breaking Views

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

20:32 - 05/09/26

Kristjan Asllani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Lindjen e Mesme, duke shënuar gol...

Lexo më shumë
Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

20:26 - 05/09/26
Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

20:16 - 05/09/26
Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

19:22 - 05/09/26
SPAK merr 6 telefonat në burgun e Durrësit! Dyshime për Hoxhosmanët, “Bozholin” dhe Nallbanin

SPAK merr 6 telefonat në burgun e Durrësit! Dyshime për Hoxhosmanët, “Bozholin” dhe Nallbanin

19:00 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com