GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Akuzoi opozitën për “fushatë të shpifjeve”, kryeministri Andrej Babis pranon humbjen

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzoi opozitën për “fushatë të shpifjeve”, kryeministri Andrej Babis pranon humbjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis ka pranuar humbjen ndaj dy aleancave opozitare, që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare, pas dy ditësh votime.

“Kjo është jeta- ne e kuptojmë dhe e pranojmë këtë”, tha 67-vjeçari Babis, pasi më 9 tetor u publikuan rezultatet e plota. Ai e uroi kundërshtarin e tij Petr Fiala për fitoren, por gjithashtu akuzoi opozitën për “fushatë të shpifjeve”. Sipas rezultatit, partia e multimiliarderit Babis, partia populsite ANO fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të fitojë 72 ulëse në Dhomën e Deputetëve prej 200 ulësesh.

Koalicioni prej tri partish duket se ka fituar të paktën 108 ulëse. Aleanca konservatore SPOLU ka fituar 27.8 për qind të votave, ndërkaq koalicioni ndërmjet Partisë Pirate dhe Partisë së Kryetarëve ka fituar 15.6 për qind të votave. Partitë opozitare duket se kanë politika që janë në të njëjtën linjë me shtetet kryesore të Bashkimit Evropian sesa që ka Babis, që është euroskeptik.

Ndërkaq, votuesit çekë për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kanë lënë jashtë parlamentit komunistët. Partia Komuniste – paraardhësit e të cilës kishin udhëhequr me shtetin nga viti 1948 deri në Revolucionin e Kadifenjtë më 1989 që solli demokracinë – nuk mori 5 për qind të votave që kërkohen për të hyrë në parlament. “Ndryshimi ka ardhur, ne jemi ndryshimi”, tha Faila, udhëheqësi i SPOLU. Pavarësisht se Babis ka pranuar humbjen, ende është e paqartë sesi do të formohet qeveria e re.

Presidenti çek, Milosh Zeman në të kaluarën ka thënë se nuk do të mandatojë një koalicion për të formuar qeverinë, por do ta mandatojë vetëm partinë e parë, duke e hapur mundësinë për një marrëveshje ndërmjet koalicionit fitues dhe partisë së Babisit. Sipas rezultateve, ANO e Babis është partia më e madhe, pasi që SPOLU është koalicion ndërmjet tri partive: ODS, TOP09 dhe KDU-CSL. Një zëdhënës i Zemanit tha se ai e ka ftuar Babisin për bisedime më 10 tetor. Pas zgjedhjeve, Babis tha se ai do të nisë bisedimet për qeverinë e re nëse Zeman ia kërkon një gjë të tillë. Liderët opozitarë, në anën tjetër, kanë deklaruar se ata kanë fituar dhe kanë të drejtë ta formojnë qeverinë.

Zgjedhjet në Çeki u mbajtën disa ditë pas zbulimit të Letrave të Pandorës, ku Babis ishte një nga personat e përfshirë në skandalet financiare. Babis pretendohet se ka blerë prona në Francë në vlerë prej 17.4 milionë dollarëve përmes kompanive offshore në vitin 2009. Ai ka mohuar akuzat për pastrim parash. Popullariteti i kryeministrit çek ka rënë po ashtu për shkak të mënyrës sesi qeveria e tij ka menaxhuar pandeminë COVID-19.

Etiketa: Andrej BabiscekiKryeministri

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Vullkani ende aktiv në Spanjë, llava e tij shkatërron mbi 1 mijë ndërtesa

Vullkani ende aktiv në Spanjë, llava e tij shkatërron mbi 1 mijë ndërtesa

TË FUNDIT

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26

Ashtu siç kishin paralajmëruar, shoferët e taksive kanë dalë në protestë ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë....

Lexo më shumë
Deputetja e PS, Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë

Deputetja e PS, Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë

11:02 - 11/11/26
Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë

Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë

10:50 - 11/11/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Bllokuan rrugën gjatë protestave në Tiranë, Policia gjobit edhe 37 persona

10:27 - 11/11/26
Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

10:18 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com