GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Akuzoi policinë se i thyen krahun”/ reagojnë “blutë”: Doli pa rroba nga dhoma, i kërkuam mjet identifikimi nuk na e dha

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Akuzoi policinë se i thyen krahun”/ reagojnë “blutë”: Doli pa rroba nga dhoma, i kërkuam mjet identifikimi nuk na e dha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak orë më parë një 39-vjeçar  i quajtur Arsen Qose ka akuzuar policinë se i theu duart.  Ai pranoi se pasi festoi ditëlindjen e tij, i dehur nuk ka kontrolluar veten dhe ka dalë i zhveshur në hollin e hotelit. Në këtë shkelje pronari i hotelit ka lajmëruar policinë për të larguar 39-vjeçarin nga aty. Por, siç ka treguar më tej i riu, efektivët e kanë dhunuar kur e shoqëruan për në komisariat saqë i kanë thyer të dyja duart.

Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar policia, e cila hedh poshtë akuzat e të riut. Përmes një postimi në faqen zyrtare uniformat blu shprehen se, ka qenë 39-vjeçari ai i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të paraqitur mjetet e identifikimit. Madje pretendohet se ai ka ofenduar dhe goditur efektivët e policisë.

“Sqarojmë se me datë 13.04.2022, shtetasi A. H., pronar i një hoteli në rrugën e Dajtit, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të Policisë, sepse kishte konflikt me një shtetas, pasi ky i fundit kishte dalë i zhveshur nga dhoma e hotelit.  Shërbimet e Policisë shkuan hotelit, dhe pasi kanë marrë kontakt me palët e konfliktit, i kanë kërkuar shtetasit A. Q. 39-vjeç, që të identifikohej.

Shtetasi A. Q., nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit dhe ka kundërshtuar me dhunë dy punonjësit e Policisë, duke i ofenduar, goditur e duke iu shkaktuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Në ato momente, shërbimet e Policisë, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorte ky shtetas, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve, për shkak të situatës së krijuar nga dhuna që shtetasi A. Q. po përdorte”, thuhet në njoftim.

Më tutje, blutë shprehen se gjatë rrugës për në komisariat ai është shfaqur tepër agresivë dhe i dhunshëm, prandaj është vendosur që të dërgohet në spital. Ku, sipas njoftimit mjekët kanë konstatuar se 39-vjeçari kishte përdorur drogë dhe kishte disa dëmtime në krah. Madje, thuhet se efektivët që shoqëruan atë kanë marrë dëmtime nga sjellja agresive dhe dhuna që ka ushtruar i riu.

Nuk dimë akoma se cili version është i vërtetë, por mbetet të zbulohet se si një i ri me pranga në duar mund të dhunojë i vetëm disa efektivë policisë që e shoqërojnë. Për të zbardhur të vërtetën do na duhet të presim vendimin e gjykatës.

 

 

 

Etiketa: akuzaarretsArsen QOSEDEL I ZHVESHURDhunëHotelKryesore1Policiareagon

Lajme të lidhura

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo
Aktualitet

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!
Aktualitet

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Para
Humbi kontrollin e makinës, aksidentohet 21-vjeçarja në Tiranë

Humbi kontrollin e makinës, aksidentohet 21-vjeçarja në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë
Breaking Views

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në Shkodër për të protestuar kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë në kryeqendrën...

Lexo më shumë
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

Harta e re/ Banorët e Selenicës ngrihen në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

20:53 - 02/08/26
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com