GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Al Nassr e “bën sefte”, Banega humbet kontrollin

22:05 - 29/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Al Nassr e “bën sefte”, Banega humbet kontrollin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Al Nassr ka koleksionuar fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur me shifrat 4-0, skuadrën e Al Shabab, të kapitenit Ever Banega.

Vendasit verdheblu, e nisën që në fillim, duke dominuar, me dyshen CR7-Mane, që ishte e rrezikshme në çdo minutë për portën kundërshtare.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 13’, me të zakonshmin Cristiano Ronaldo, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli e motivoi shumë Al Nassr, që u hodh në sulm për të gjetur dyfishimin, me CR7 që realizoi me kokë, në minutën e 19’ duke dhënë impresionin e dyfishimit të rezultatit, por VAR, në mënyrë absurde, anuloi golin e portugezit, për një prekje “mikroskopike” të tij, ndaj kundërshtarit.

Megjithatë, pavarësisht një nervozimi të vogël, CR7 e Al Nassr nuk u demotivuan duke gjetur golin pas 19 minutash, përsëri me një njëmbëdhjetë metërsh, të realizuar nga Ronaldo.

Në minutën e 40’, pesë herë fituesi i Topit të Artë, bëri asistmenin, duke shërbyer saktë Sadio Mane, për golin e tretë të takimit.

Nga ky moment filloi të “ndizej” ndeshja, me Al Shabab që filloi të kryente ndërhyrje jo shumë “fair” ndaj kundërshtarëve. Në një nga këto raste, Mane u konfrontua fizikisht me brazilianin Santos, pas një ndërhyrje të rrezikshme nga pas, gjë që i kushtoi një karton të verdhë si senegalezit ashtu dhe kundërshtarit të tij.

Në pjesën e dytë, filloi dhe “gjuetia e madhe”, me lojtarët e Al Nassr që u bënë shënjestër e ndërhyrjeve të rënda nga Al Shabab.

Në minutën e 63, një tjetër prekje e topit me dorë, brenda në zonë, nuk u tolerua nga arbitri, i cili sinjalizoi për penalltinë e tretë të mbrëmjes. CR7 kësaj radhe, u tregua altruist, duke ia lënë goditjen e penalltisë, shokut të tij të skuadrës Ghareeb, i cili ama gaboi duke goditur shtyllën.

Në të 79’ minutë, ish-lojtari i Interit, tashmë kapiten i Al Shabab, Ever Banega, humbi toruan duke ndërhyrë ashpër ndaj Sultan Al Ghannam, gjë që shkaktoi reagimin e mbrojtësit të djathtë saudit.

Pas një rishikimi në VAR, argjentinasi u largua nga fusha me karton të kuq. Në 10 minutat e fundit, pati kohë dhe për golin e katërt, të shënuar pikërisht nga Al Ghannam.

Me këtë fitore, Al Nassr, shkon në kuotën e 6 pikëve në 4 ndeshje, duke rikuperuar ecurinë pozitive pas startit të vështirë./m.b /gijotina.com

Etiketa: Al ShababAl-Nassr

Lajme të lidhura

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare
Sport

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

11:52 - 06/02/26
Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin
Sport

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares
Breaking Views

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Para
A vdiq Prigozhin? Gjenden 8 kufoma, lideri i Wagner…

SHBA pretendon se Kremlini qëndron pas vdekjes së Prigozhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26

Qeveria ka miratuar mesditën e kësaj të premte (6 shkurt 2026) Amnistinë Penale. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes...

Lexo më shumë
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

12:55 - 06/02/26
Zbardhet padia/ “Na janë tronditur themelet e martesës”, pse kërkon të ndahet Meta nga Kryemadhi

Kryemadhi: Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha

12:43 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com