GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarm në Finiq: Gërmimet po dëmtojnë parkun arkeologjik? Turistët denoncojnë

16:59 - 11/12/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarm në Finiq: Gërmimet po dëmtojnë parkun arkeologjik? Turistët denoncojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy mjete tip skrep ishin të stacionuar në brenda Parkut Arkeologjik te Finiqit, por në momentin askush nuk po punonte.

Punimet ishin ndalur që ditën e djeshme kohë në të cilën policia i konstatoj ato, gërmimet janë kryer në mes të ditës nga këto mjete të rënda, policia, drejtoria e monumenteve të kulturës dhe IKMT zbarkuan në terren, këta të fundit kërkonin nga punonjësit lejen për ndërhyrjen që po kryhej, ndërsa policia e Vlorës e kontaktuar thotë se ka marr indicie për ndërhyrje por që deri më tani nuk ka dalë me një komunikim zyrtar.

Dyshimet e turistëve që ngritën alarmin për këto punime janë se persona të paautorizuar kanë punuar për qëllime përfitimi personale nisur dhe nga fakti se gjithë rruga për të shkuar në site ishte totalisht e bllokuar nga inertet duke e bërë të pakalueshme, çka shton dyshimet se mjetet janë futur në site nga një rrugë dytësore.

I vetmi dokumentacion që disa punonjës kishin ishte një miratim i vitit 2021 ku kërkohej ndërhyrja në muret rrethuese të sitit arkeologjik. Por a lejohet ndërhyrja me mjete të renda në sitin arkeologjik ? A ka pasur leje dhe a janë vendosur në dijeni për këtë ndërhyrje IKMT, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera?

Nga ana tjeter, në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Institucioni përgjegjës për zbatimin e punimeve është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë.

Pikëpyetjet janë të mëdha, jo për faktin që është dhënë leje për restaurimin e murit rrethues të sitit arkeologjik, por për mënyrën se si po kryhen këto ndërhyrje. Lejimi i mjeteve të rënda në zemër të parkut antik rrezikon seriozisht integritetin e sitit, duke cenuar shtresat arkeologjike të ekspozuara dhe strukturat antike që janë zbuluar me kujdes ndër vite.

Në terren u panë relike të hapura e të ekspozuara në shesh, ndërsa mjetet e rënda ishin pozicionuar pikërisht në mes të parkut, aty ku arkeologët shqiptarë dhe të huaj kanë punuar për gati një dekadë vetëm me mjete dore, për të shmangur çdo dëmtim të sitit.

Por a rrezikon kjo mënyrë ndërhyrjeje punën gati 10-vjeçare të arkeologëve? Përgjigjja është e qartë sipas arkeologut Halil Shabani, i cili e cilëson këtë praktikë si të patolerueshme, duke theksuar se metoda të tilla nuk zbatohen në asnjë vend ku respektohen standardet e konservimit dhe restaurimit arkeologjik.

Etiketa: Kryesore1Parku Arkeologjik Finiq

Lajme të lidhura

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar
Aktualitet

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar

22:30 - 02/01/26
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?
Aktualitet

Trump paralajmëron Iranin: SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit

21:59 - 02/01/26
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore
Aktualitet

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

21:30 - 02/01/26
Para
Vendimi i GJKKO: Rexhep Rraja dhe 9 të tjerë mbeten në qeli për akuzat e trafikut të drogës

Vendimi i GJKKO: Rexhep Rraja dhe 9 të tjerë mbeten në qeli për akuzat e trafikut të drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar
Aktualitet

Raporti 2025: Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar

22:30 - 02/01/26

Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut...

Lexo më shumë
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?

Trump paralajmëron Iranin: SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit

21:59 - 02/01/26
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

21:30 - 02/01/26
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

20:59 - 02/01/26
Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

20:30 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com