GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarm në vendin e punës: 117 të aksidentuar në 2024

16:30 - 14/11/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarm në vendin e punës: 117 të aksidentuar në 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksidentet në punë po vijnë në rritje nga viti në viti. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024, janë regjistruar 224 inspektime për shkak aksidenti në punë, duke shënuar një rritje prej 2,8 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Numri i punëmarrësve të aksidentuar në punë, ishte 177, një rritje prej 5,4 %, krahasuar me vitin 2023. 18,6 % e punëmarrësve e tyre ishin femra. Për aksidentet fatale, gjatë vitit 2024 ishin 33 punëmarrës të aksidentuar në punë me vdekje ose 3 aksidente më shumë se në vitin paraardhës. 6,1 % e punëmarrësve të tyre me vdekje ishin femra.

Vitin e kaluar 2024, numri gjithsej i vizitave në kujdesin parësor ishte 8.951.864, duke shënuar një rënie prej 3,1 %, krahasuar me vitin paraardhës. 42,5 % u realizuan në qendrat shëndetësore; o 23,9 % u realizuan në ambulanca; o 33,6 % u realizuan në poliklinika.

Të dhënat tregojnë se 35,4 % e vizitave në qendrat shëndetësore dhe ambulanca janë kryer nga persona mbi 60 vjeç.

Në vitin 2024, u regjistruan gjithsej 184.801 vizita në konsultorin e gruas, me një rënie prej 9,2 %, krahasuar me vitin 2023. 78,1 % ishin vizita obstetrikale dhe 21,9 % e vizitave ishin vizita gjinekologjike. Prej vizitave obstetrikale, gjysma e tyre (50,4 %) u realizuan me asistencë të mjekut specialist.  15,9 % e vizitave obstetrikale gjithsej u kryen për herë të parë, duke shënuar një rritje prej 4,6 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Në vitin 2024, në konsultorin e fëmijëve u regjistruan 267.048 fëmijë dhe u kryen 731.277 vizita, mesatarisht 2,7 vizita për fëmijë, në vit.  Krahasuar me vitin 2023, numri i vizitave është ulur me 1,0 % dhe  52,9 % e vizitave u realizuan me asistencë të mjekut specialist, dhe pjesa tjetër me asistencë të mamive dhe infermierëve.

Gjatë vitit 2024, numri i fëmijëve 0-1 vjeç, që ushqehen vetëm me gji, ishte 15.068, ndërsa numri i fëmijëve që ushqehen vetëm me ushqim artificial, ishte 3.459.

Në vitin 2024, mbulimi vaksinal i fëmijëve, brenda vitit të parë të jetës, mbeti në nivele të larta, 97,0 %-99,0 %, për të gjitha vaksinat sipas skemës kombëtare të vaksinimit, me përjashtim të Fruth-Rubeolë-Parotit, ku mbulimi ishte 92,0 %.

Vitin e kaluar numërohen 65 spitale në vend, nga të cilët 41 janë spitale publike dhe 24 spitale private. Në institucionet publike të shërbimit spitalor u shtruan 299.318 pacientë, duke shënuar një rritje prej 4,8 % më shumë të shtruar, krahasuar me vitin 2023. Në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8.911 shtretër. Shfrytëzimi i shtratit ishte 176,7 ditë, të cilat përbëjnë 48,4 % të ditëve kalendarike të vitit 2024.

Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 4,7 ditë në vit, me një xhiro të shtratit 37,8 herë pacientë në vit.  Në shërbimin spitalor, u kryen gjithsej 65.302 ndërhyrje kirurgjikale, me një rritje prej 0,4 %, krahasuar me vitin 2023.

/Monitor

Lajme të lidhura

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Breaking Views

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

17:29 - 28/12/25
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t
Aktualitet

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola
Breaking Views

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

15:35 - 28/12/25
Para
Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Breaking Views

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

17:29 - 28/12/25

Pas humbjes ndaj Udineses, Napoli rikthehet te fitorja. Kampionët e Italisë mundën 0-2 Cremonesen, në ndeshjen e luajtur në transfertë....

Lexo më shumë
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

15:35 - 28/12/25
“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

15:24 - 28/12/25
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

14:37 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com