GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Alarm për bomba, evakuohet Ministria e Jashtme

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarm për bomba, evakuohet Ministria e Jashtme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punonjësit e ministrisë së Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut janë evakuuar të enjten, pas një kërcënimi për vendosje të bombave që është dërguar në adresën elektronike të këtij institucioni.

“Pas kontrolleve të ekipeve të specializuara anti-terroriste të forcave policore është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ky është alarmi i parë për vendosjen e bombave në një institucion shtetëror, që nga paraqitja e këtij fenomeni më 26 nëntor. Që atëherë dhjetëra shkolla të mesme në Shkup dhe qendra tregtare kanë marrë kërcënime për bomba, por të gjitha kanë rezultuar të rreme.

Kërcënime për vendosje të bombave të hënën janë dërguar edhe në Qendrën e Transportit Publik, në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Biser”, si dhe ndërtesën “Flat Iron”. Drejtuesit e institucioneve ende nuk kanë arritur të zbulojnë burimin e dërgimin të kërcënimeve përmes postave elektronike.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se me gjasë bëhet fjalë për “luftë kibernetike” që sipas tij ka për qëllim frikësimin e qytetarëve dhe destabilizimin e vendit. Ai tha se institucionet janë të kontakt me bashkësinë ndërkombëtare për ndihmë në përballjen me këtë dukuri.

Më 5 dhjetor, ministria e Jashtme në Shkup ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur, pasi ai kishte pranuar në Polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka deklaruar se me këtë padi penale nuk është zbardhur rasti me alarmet me bomba, pasi sipas tij, kërcënimet kanë ardhur edhe nga jashtë vendit, gjë që sipas tij dëshmon se bëhet fjalë për sulme kibernetike që vështirë do të mund të zbulohen./REL

Etiketa: alarmbombaministria

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Franca e fortë për Poloninë, kalon në çerekfinale

Probleme te Franca para gjysmëfinales/ Ç'po ndodh te "gjelat"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com