GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Alarmante”! Media britanike shkruan për sulmin e hakerave ndaj SHISH

14:10 - 06/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet lista me personat e shpallur në kërkim në Vlorë dhe Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media britanike “Daily Mail” ka shkuar në lidhje me hakerimin e të dhënave nga iranianët në vendin tonë duke e lidhur atë me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Anglisë në rrugë ilegale. Sipas saj, rrjedhja e të dhënave ka zbuluar emrat dhe të dhënat e agjentëve të inteligjencës shqiptare të cilat janë bërë publike nga hakera duke cënuar sigurinë.

Ekspertët thonë se rrjedhja e të dhënave është shkatërruese dhe mund të frenojë përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar shqiptar për vite me radhë.

Më tej, media britanike shkruan se të dhënat janë hakeruar nga kompjuterët e qeverisë shqiptare në muajin korrik dhe është publikuar gradualisht në internet.

Shqipëria ka akuzuar Iranin se qëndron pas sulmit dhe muajin e kaluar ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe dëboi personelin e ambasadës iraniane pas një hetimi të përbashkët me FBI-në.

Numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me gomone është rritur në nivele rekord gjatë këtij viti. Sipas Daily Mail, shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madhe të të burgosurve në burgjet britanike.

Mes të dhënave të publikuar nga hakerat është edhe një dosje e quajtur “Të dyshuarit” e cila përmban më shumë se 100 mijë emra me foto të tyre, megjithatë autoritetet e kanë mohuar këtë fakt.

Lexo edhe: Hakerat godasin sërish, publikojnë emrat e punonjësve të SHISH

Sipas Daily Mail, në këtë listë janë edhe emrat e disa prej atyre që konsiderohen si mbretërit shqiptarë të trafikut të drogës që kanë operuar në vitet e fundit në Britaninë e Madhe. Këtu përfshihet edhe një 37-vjeçar i cili u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge.

Në listë po ashtu është edhe një person i dënuar për vrasje, i cili u arrestua nga policia metropolitane pasi kishte kaluar 22 vite në arrati dhe u depërtua drejt Shqipërisë nëntorin e kaluar. Ai kishte përdorur një emër të rremë për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar si refugjat nga Kosova.

Media britanike konsideron se rrjedhja më e dëmshme deri më tani është një dokument prej 16 faqesh që përmban emrat dhe numrin e celularit të anëtarëve të Shërbimit të Inteligjencës Shtetërore (SHISH).

Në dosje gjenden edhe emrat e oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Krimit, versioni britanik i FBI-së, të cilët ndodhen në Shqipëri në përpjekje për të luftuar bandat e organizuara kriminale.

Philip Ingram, një ish-kolonel në inteligjencën ushtarake britanike, paralajmëron se rrjedhjet e të dhënave mund të pengojnë seriozisht përpjekjet britanike për të penguar kriminelët shqiptarë që kontrollojnë trafikun e emigrantëve me gomone.

“Këto rrjedhje janë një goditje shkatërruese jo vetëm për shërbimet shqiptare të sigurisë, por edhe për agjencitë tona të zbatimit të ligjit që punojnë për të mbrojtur brigjet tona nga bandat kriminale,” tha ai.

Një zëdhënës i qeverisë shqiptare tha se materiali ishte një “përzierje e së vërtetës dhe gënjeshtrës” dhe kundërshtoi disa nga shifrat e përmendura në dokumentet zyrtare si “numra krejtësisht të sajuara”.

Etiketa: BritaniEmigrantëHakerate dhena

Lajme të lidhura

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025
Aktualitet

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Para
“Kam një lloj brenge”, Romir Zalla rrëfehet për humbjen e njeriut të shtrenjtë

"Kam një lloj brenge", Romir Zalla rrëfehet për humbjen e njeriut të shtrenjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025
Aktualitet

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26

Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar...

Lexo më shumë
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com