GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Alarmet për bomba në Shkup, Kovaçevski: Luftë hibride për të ngjallur frikë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarmet për bomba në Shkup, Kovaçevski: Luftë hibride për të ngjallur frikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme ka patur sërish kërcënime të reja për bombë në katër shkolla të mesme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Për shkak të këtij alarmi është ndërprerë mësimi dhe nxënësit janë evakuuar deri në verifikimin e perimetrit ku rezultoi në fakt se alarmet ishin të rreme. Në lidhje me këto kërcënime ka reaguar dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski i cili e ka konsideruar si një luftë hibride, duke shtuar se në periudhë të luftës në kontinent, Ballkani është kthyer në pre i sulmeve të hakerëve.

“E shihni se gjithë rajoni jonë është nën kërcënimin e sulmeve hibride. Të gjithë jemi të vetëdijshëm çfarë ndodh. Në qoftë se më parë në territorin e gjithë Evropës janë bërë luftëra me armë, tani në një pjesë të territorit të Evropës zhvillohet luftë me armë, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por në pjesët tjera zhvillohet luftë hibride, duke shkaktuar shqetësime” – tha Kovaçevski.

Në dy shkolla të mesme në Shkup sot paradite mësimi u ndërpre menjëherë pas arritjes së e-mailit për bombë të vendosur në orën 9 e 30 minuta, ndërsa vetëm gjysmë ore më vonë mesazh i ngjajshëm i ndërpreu orët e mësimit edhe në dy shkolla tjera të mesme.

“Menjëherë pas denoncimeve që kemi marrë, nga zyrtarët e policisë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurtë të të gjitha katër shkollave. Vazhdojnë kontrollet antiterror dhe ndërmirren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB. Para një jave u arrestua një person që lidhet me alarmet e rrejshme, por pas disa orëve një djalë 23 vjeçar, emri i të cilit ka qenë në e-mailet e dërguara, pas një nate të kaluar në stacionin policor dhe pas verifikimeve në shtëpinë e tij, është lënë i lirë.

Etiketa: alarmbombaShkup

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Lëviznin “si bosa” me drogë dhe euro me vete, dy shqiptarët përfundojnë në burg

Kokainë dhe kanabis në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com