GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

ALARMI/ “Do vrasin Lulzim Bashën”, 2 shqiptarë të Kosovës dhe 1 i Maqedonisë, të dyshuar

12:48 - 19/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi kibernetik, Basha: Krah aleatëve në NATO për të parandaluar kërcënimin nga Irani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova u vunë nën hetim në vitin 2017, pasi u akuzuan se do të përgatisnin një sulm për të ekzekutuar në atë kohë liderin e opozitës Lulzim Basha.

Madje në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen fizike të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Shtimi i befasishëm i eskortës së kreut të opozitës hodhi dyshime mbi faktin nëse kishim të bënim me një kërcënim ndaj Lulzim Bashës. E konkretisht kështu rezultoi, pasi hetimet u shtrin në vendin tonë, ndërsa në shënjestër të hetuesve ishin tre persona.

Nën hetim për atentat të mundshëm ndaj Lulzim Bashës ishin:

A.M i datëlindjes 20.12.1959, banues në Rr.”Pançe Poposki”, Gostivar. Prej vitit 1998 është punonjës i policisë së Gostivarit në sektorin për krim dhe teknik/ Policisë Shkencore. Është person i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili është i gatshëm të bëj gjithçka për para.

A.Y i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”. Praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë. Është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë, së bashku me shtetasin Alban Kelmendi nga Ferizaj, Kujtim Kurti nga Gjakova dhe Kushtrim Rama, nga Rashkoci i Gjakovës.

F.G, i datëlindjes 21.06.196,”. I dyshuar si i përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj A.M nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.

Së fundmi janë publikuar detajet të reja lidhur me këtë indicie për një sulm të mundshëm për eliminimin fizik të Lulzim Bashës. Megjithatë pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua. Të dyshuarit që kaluan në filtrat e Interpolit, Antiterrorit, dhe ish-Krimeve të Rënda nuk u arrestuan.

Sipas dokumenteve që disponohen, hetimi ka nisur në prill të vitit 2017, pas një kërkese nga njësia e Antiterrorit. Indicia ka ardhur pas një interviste të dhënë nga presidenti Bujar Nishani ku shprehej se ka aktor që duan destabilizimin e vendit. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës shtoi aso kohe Nishani do të konsiderohet me seriozitet nga agjencitë ligjzbatuese në vend.

Është vërejtur se pas kësaj deklarate në daljet publike të demokratit kishte shtim të forcave të sigurisë. Në kuadër të kësaj situate theksohet më tej shërbimet inteligjente dërgojnë informacion për personat e dyshimte.

A.M përshkruhet në këtë informacion, ka dijeni për një atentat të mundshëm ndaj kryetarit të opozitës me qëllim destabilizimin e vendit . Prokuroria thotë se mes shumë veprimeve u këqyr sistemi Tims nga ku rezultoi se A.M, A.Y dhe F.G, kishin hyrë në Shqipëri përpara datës për të cilën zhvillohen hetimet, njëri në vitin 2014 , i dyti në vitin 2016 dhe i treti në 2010.

Janë administruar përgjimet e telekomunikacioneve theksohet më tej sikurse edhe përgjigjet nga Interpoli. Në fund të 2019 nga kqyrjet e telefonit të A.Y i pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë i zbulohen 29 numra telefoni. Në 2019 ai ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

Nga kqyrjet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

Ky shtetas diskuton për probleme personale përmend akuza. Hetuesit theksojnë se nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës. Ky vendim i pushimit të hetimeve ju njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit, ndërkohë që gjykata do të vendosë vulën nëse duhet apo jo të pushohet hetimi.

Relacion Dosja Atentati L. Basha Nr.147 vitit 2017 e sakte

Etiketa: BASHAKryesore1OpozitaVrasje

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Atentati ndaj Xhenjës në Shkodër/ 19-vjeçari mik me vrasësin e Ismet Çekores, saga e hakmarrjes

Atentati ndaj Xhenjës në Shkodër/ 19-vjeçari mik me vrasësin e Ismet Çekores, saga e hakmarrjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com