GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Alban Beqiri shpallet kampion Ballkani, ngre lart flamurin shqiptar në Serbi

13:30 - 25/11/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Alban Beqiri shpallet kampion Ballkani, ngre lart flamurin shqiptar në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka mbyllur konkurrimin e saj në Kampionatin Ballkanik 2024 të boksit, kompeticion i zhvilluar në Loznica të Serbisë.

Përfaqësuesja kuqezi në këtë aktivitet formohej nga nëntë boksierë, të cilët konkurruan në kategoritë për të rritur (2), për të rinj (2) dhe për junior (5). Alban Beqiri shënoi një tjetër rezultat të madh, duke u shpallur për herë të dytë në karrierë kampion i Ballkanit, duke triumfuar në kategorinë e peshave 71 kg.

Beqiri, i cili mban edhe rezultatin më të lartë ndërkombëtar në historinë e boksit shqiptar, si i vetmi medalist në një botëror për të rritur, tregoi një formë të shkëlqyer duke fituar tri duele në Ballkanik, për t’u shpallur kampion.

30-vjeçari kuqezi kaloi me sukses ndeshjen e parë, duke mposhtur kundërshtarin serb Igor Rogiç, më pas vijoi me fitore dhe mbyllje te parakohshme kundër boksierit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Anis Aliut. Më tej në finale gjeti ukrainasin Matiakubov, nën-kampion bote dhe kampion Europe. Beqiri i mbylli llogaritë që në raundin e dytë, duke merituar medaljen e artë, për të ngjitur flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit. (VIDEO)

Alban Beqiri u shfaq shumë i lumtur me rezultatin dhe paraqitjen e tij në Ballkanik, duke e komentuar kështu suksesin e arritur: “Jam shumë i lumtur që për herë të dytë në kampionatin Ballkanik të boksit për të rritur arrita rezultatin më të lartë pas atij të vitit 2021, duke i risjellë Shqipërisë një medalje ari për vitin 2024 dhe në prag të festave të 28-29 nëntorit. Jam shumë krenar që e ngre flamurin tonë kombëtar në Loznica të Serbisë, sërish në një periudhë kaq të rëndësishme për ne”, u shpreh boksieri i Tiranës.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/11/67444acb71893.mp4
Etiketa: Beqirikampion

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
“Tradhtoi” Barcelonën, Vini: Më ofendojnë se jam me ngjyrë dhe…

Situatë kaotike me dëmtimet te madrilenët, Reali humb edhe Vinicius

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com