GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albana Fico në gjurmët e Jotit, i fal Luan Leklit 19 milionë lekë

17:33 - 27/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Albana Fico në gjurmët e Jotit, i fal Luan Leklit 19 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, po ndjek gjurmët e paraardhësit të saj Enkelejd Joti, i cili tashmë drejton televizionin shtetëror RTSH. Ajo ka nënshkruar një tender në shkelje të ligjit të prokurimeve më datë 24 janar 2023. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje Antineoplastike dhe immunomodulatore, 2-cladribine 10 gr”.

Konkretisht Fico po kërkon të blejë ilaçe për nevojat e QSUT-së. Ashtu siç bënte Joti, ilaçet vazhdojnë të blihen në disa duar që kanë krijuar kartelin mafioz të përfitimit të tenderëve publikë të spitaleve.  Sipas dokumenteve të publikuara, tenderi është dhënë pa garë. Vetëm firma “Lekli” e Luan Leklit ka paraqitur ofertë. Sipas ligjit, drejtoresha Fico duhej të anulonte tenderin dhe të rishikonte kriteret. Por, ajo ia ka falur pa garë Leklit dhe ka firmosur kontratën në mospërputhje me ligjin për prokurimet.

Shtojmë këtu faktin se fondi limit dhe oferta e Leklit janë në të njëjtin nivel, në vlerën 19 milionë lekë. Kjo është një tjetër shkelje, e cila shton dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Fico ka firmosur kontratën me Leklin dhe ky  fundit do të furnizojë me ilaçe QSUT-në për 2 vjet. Meqenëse kontrata mban riskun e abuzimit dhe korrupsionit me fondin,  Open Data e ka klasifikuar me “Flamur të kuq” si shenjë alarmi.

Historia përsëritet

Shpërdorimi i parave të të destinuara për ilaçet në QSUT është rast që përsëritet. Kjo skemë abuzimi është përdorur shumë herë kur në krye të këtij institucioni ishte Enkelejd Joti.

Sakaq, kujtojmë se pak javë para se të largohej, në nëntor të 2021, Enkelejd Joti u bë pjesë një skandali sëbashku me Luan Leklin. Të dy ata kishin futur ilaçe kontrabandë në QSUT. Miliarda lekë të vjedhura dhe ilaçe të pakontrolluara për fëmijët.

Dyshja kanë realizuar dy tenderë 1.3 miliard lekë për një medikament që nuk rezulton i regjistruar dhe që nuk është i autorizuar për t’u tregtuar në Shqipëri. Luan Lekli ka marrë rreth 200 tenderë të dyshimtë, me vlerë miliona euro në Shëndetësi.

Mashtrimet e Leklit

Dy bashkëpunimet e fundit të skuadrës Joti-Lekli kapin shifra marramendëse. Më 25 qershor 2019, Enkelejd Joti i ka dhënë me paracaktim dhe pa konkurrencë Luan Leklit një tender me vlerë 740 milionë lekë për furnizimin me medikamentin ‘Velaglucerase Alfa 400 UI’ për shërbimin e pediatrisë. Oferta fituese ishte sa fondi limit.

Në 29 tetor 2020, Enkelejd Joti i ka dhënë një tjetër tender Luan Leklit, sërish për furnizimin e pediatrisë me barin ‘Velaglucerase Alfa 400 UI’, me vlerë 580 milionë lekë. Edhe këtë tender e ka marrë me paracaktim dhe me ofertë sa fondi limit.

Bari ‘Velaglucerase Alfa 400 UI’, për të cilin Luan Lekli ka marrë 1.3 miliardë lekë, nuk rezulton i regjistruar në regjistrin kombëtar të barnave, të paktën deri në momentin kur është firmosur fituesi i tenderit. Pra, bari është futur në mënyrë të paligjshme.
Nisur nga ky fakt lehtësisht i verifikueshëm, më e pakta kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi të realizuar nga Luan Lekli dhe Enkelejd Joti, sepse janë xhiruar paratë publike tek subjekti që nuk ka pasur autorizim për tregtimin dhe importimin e medikamentit që është kërkuar në tender. Duket se zakonin e tij po e vazhdon më së miri Albana Fico.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 19 milioneAlbana Ficokryesore2Luan Lekli

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Vrau kalin, ja çfarë ndodh me autorin e ngjarjes

Vrau kalin, ja çfarë ndodh me autorin e ngjarjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com