GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albana Koçiu dhe Irini Shehu manipulojnë tenderin 3.3 MLD lekë të Spitalit të Dibrës

12:22 - 29/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Albana Koçiu dhe Irini Shehu manipulojnë tenderin 3.3 MLD lekë të Spitalit të Dibrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se ndërrohen ministret e Shëndetësisë, oligarkët që përfitojnë fondet janë të njëjtët. Prandaj nuk çuditemi që drejtoresha Irini Shehu dhe ministrja e saj Albana Koçiu kanë shkelur rregullat e prokurimit në tenderin me objekt  “Rikonstruksion i Spitalit Rajonal Dibër “Rrahim Xhika”, i cili është zhvilluar më datë 21 nëntor 2023. Këto lekë duhet të xhiroheshin patjetër në arkën e firmave të Arben Çelës dhe Renido Petritajt.

Sipas fotos më poshtë në spitalin e Peshkopisë do të riparohen lidhjet elektrike dhe do të bëhen rregullime të hidrosanitareve dhe sigurisht suvatimet dhe bojatisjet e fasadës. Për këto punime janë parashikuar të shpenzohen një fond madh prej 325,049,984 (Treqind e njëzet e pesë milionë e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, ku nuk përcaktuar vlera për secilin zë.

Nga dokumentet e tenderit bie menjëherë në sy se ky prokurim ka marrë një “Red Flag” dhe ky është alarm korrupsioni që vendos Open Data Albania për çdo aferë tenderuese ku shkelet ligji.

Në fillim janë regjistruar 8 operatorë ekonomikë për këtë tender, por 2 prej tyre kanë marrë pjesë në mënyrë fiktive.

Në përfundim këto dy kompani nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike, por kanë qenë thjesht fasadë e tenderit të manipuluar. Ndërkohë dy firma të tjera me ofertat më të ulëta janë përjashtuar menjëherë nga tenderi. Sëbashku me to, drejtoresha Irini Shehu ka skualifikuar edhe 3 firma të tjera.

Kështu në tryezën e saj mbeti vetëm zarfi me ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “RAFIN COMPANY” Shpk –“UDHA” Shpk. Tenderi iu dha këtyre dy kompanive, sigurisht pas konsultimeve me ministren Koçiu, e cila do ta hedhë në Facebookun e saj fillimin e këtij rikonstruksioni.

 

A do të bëhet vërtetë rregullimi i spitalit dhe a do të shkojnë këto para në projektin e prezantuar? Për këtë kemi dyshime. E sigurt është që puna nuk do të jetë cilësore dhe afati nuk do të arrihet.

Përfituesit

Dy firmat që kanë fituar këtë tender njihen për aferat me tenderët dhe për pronarët e fuqishëm që kanë.

“UDHA” Shpk është përmendur disa herë këto javët e fundit nga Gijotina.com pikërisht për aferat që firmos çdo ditë. Pronari i saj Arben Çela zotëron edhe firmën Vllaznia Ndërtim, ndërsa dikur ka qenë edhe kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak. Pas përplasjeve që nisën në PD, biznesmeni u mënjanuan dhe po krijon lidhje të mira me eksponentët e qeverisë. “Udha” do të duhej të skualifikohej nga tenderi, pasi në të njëjtën kohë (para një jave ka përfituar tenderin 700 milionë lekë nga kryebashkiaku Rakip Suli në Kamëz) ka marrë përsipër disa kontrata për punë publike. Në këto kushte pjesëmarrja e saj në këtë projekt zvarrit punimet dhe rrezikon afatin e kryerjes së investimit prej 2 vjetësh.

Ndërsa firma “Rafin Company” ka  pronar Renido Petritajn.

 

Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë rreth 70 tenderë publikë me një vlerë rreth 30 miliardë lekë ose 30 milionë euro, e vetme dhe në bashkëpunim. Kjo është një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë. Gjysmën e vlerës së tenderëve i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta për një lidhje klienteliste. Ndërsa tani shohim se ai po i shtrin rrënjët e aferave edhe në bashki të tjera dhe drejtoritë rajonale.

Pra, ministrja dhe drejtoresha nuk ua kanë dhënë rastësisht tenderin dy biznesmenëve, por e kanë paracaktuar fituesin në bazë të interesave që bien në konflikt me detyrën.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 3.3 mld lekeabuzimalbanan kociuirini shehuspitali dibertender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Më të bukur s’e kishim parë ndonjëherë! Dua Lipa shkëlqen…

Më të bukur s'e kishim parë ndonjëherë! Dua Lipa shkëlqen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com