GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Albana Vokshi flet nga Vjena: Shqipëria, fasadë pluralizmi, jo një demokraci e vërtetë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Albana Vokshi flet nga Vjena: Shqipëria, fasadë pluralizmi, jo një demokraci e vërtetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv. Presidentja e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), Albana Vokshi ishte e ftuar për të qenë pjesë e një prej eventeve më të mëdha që organizohet çdo vit në Vjenë “4gamechanger” me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta si nga politika, ashtu edhe nga media, sektori privat, kultura, shoqëria civile.

Deputetja Vokshi ishte pjesë e panelit: “E ardhmja e Evropës dhe roli i BE-së” në të cilin ngriti shqetësimin për problemet e mprehta të vendeve të Ballkanit perëndimor e kryesisht Shqipërisë: “Emigracioni masiv dhe korrupsioni”, të dyja të ndërlidhura. “Korrupsioni dhe krimi nxisin migrimin, migrimi lehtëson dhe ul rezistencën kundër krimit dhe korrupsionit.”

Si pjesë e panelit, por edhe në takime të tjera individuale, Vokshi informoi të pranishmit për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri, ku Partia shtet fitoi në më shumë se 90 përqind të bashkive. Ajo ngriti shqetësimin se zgjedhjet në Shqipëri, jo vetëm nuk ishin të lira e të ndershme, por qeveria ka krijuar një mekanizëm monstruoz për blerjen e votës përmes sistemit të patronazhimit, parave të pista të korrupsionit, krimit të organizuar dhe buxhetit të shtetit. Shqipëria, vendi më pro-perëndimor, pas zgjedhjeve të 14 majit eshtë më larg Evropës. Sot në Shqipëri ka një fasadë pluralizmi, e jo një demokraci të vërtetë. Të kesh demokraci funksionale, duhet patjetër një opozitë e fortë. Në Shqipëri, u tentua të blihej, shitblihej e të shkatërrohej opozita.  Sot në Shqipëri ka autokraci. BE flet për vende të tjera si Turqia, Rusia etj. Por Shqipëria nuk ndryshon nga ato, edhe pse zyrtarët e BE preferojnë të heshtin. Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri, blerja e votës, përdorimi i administratës dhe i buxhetit të shtetit në funksion të pushtetit, kanë dëmtuar rëndë shtyllat e shoqërisë, duke bërë që të mbizotërojë korrupsioni, aktiviteti kriminal, pastrimi i parave, e kështu duke bërë që më të mirët më të talentuarit të ikin për të patur sukses ne vendet e tjera te zhvilluara. Është pak e vështirë të shpjegohet në zemër të Europës, sesi në një vend që ka nisur negociatat për anëtarësim në BE, qeveria të kontrollojë drejtësinë dhe përmes saj, të krijojë një opozitë fasadë, duke bërë çdo përpjekje për të eliminuar opozitën e vërtetë. BE ka vetëm një zgjidhje për Shqipërinë të përshpejtojë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit perëndimor. Duke mos e pasur në fokus Shqipërinë, ka gjithnjë rryma të tjera që përpiqen mbushin vakumet që lënë institucionet e BE.

Vokshi kërkoi që BE të ketë në fokus vendet e Western Balkans, në mënyrë që në vend të stabilokracisë, të vendoset demokracia e vërtetë, dhe demokraci pa votë të lirë nuk ka.

Etiketa: Albana VokshiVjena

Lajme të lidhura

Ramën e lëshojnë nervat dhe shan shqiptarët në median e huaj: Protestuesve u them “F*ck you”!
Aktualitet

Ramën e lëshojnë nervat dhe shan shqiptarët në median e huaj: Protestuesve u them “F*ck you”!

10:16 - 23/06/26
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
Aktualitet

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

09:27 - 23/06/26
Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim
Aktualitet

Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

09:09 - 23/06/26
Para
Zelensky mbërrin në Japoni për Samitin e G7, liderët botërorë vendosin fokusin tek rreziku i Kinës

Zelensky mbërrin në Japoni për Samitin e G7, liderët botërorë vendosin fokusin tek rreziku i Kinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramën e lëshojnë nervat dhe shan shqiptarët në median e huaj: Protestuesve u them “F*ck you”!
Aktualitet

Ramën e lëshojnë nervat dhe shan shqiptarët në median e huaj: Protestuesve u them “F*ck you”!

10:16 - 23/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të ngritura gjatë javëve të fundit nga protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e...

Lexo më shumë
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

09:27 - 23/06/26
Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

Sot protesta e 24, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama: Do qëndrojmë deri në rrëzim

09:09 - 23/06/26
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet

Rama nuk i ndal fyerjet për protestuesit: Janë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë

08:35 - 23/06/26
Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim

08:22 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş