GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Albana Vokshi mund në gjykatë Vilmën, koncesionaren e Ramës për Check Up-in

15:02 - 21/07/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Albana Vokshi mund në gjykatë Vilmën, koncesionaren e Ramës për Check Up-in
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një çështje për shpifje të ngritur nga Vilma Nushi.

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshi për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

Sipas deputetes së PD-së, biznesmenja ka përfituar përmes akteve korruptive, si divident rreth 1.5 milionë euro.

Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”

KUjtojmë se Albana Vokshi ka drejtuar Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi që u ngrit në mars 2024. Ngritja e dy komisioneve hetimore, Sterlizimi dhe trajtimi i të Dhënave të Sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës që riktheu normalitetin në Kuvend.

Tashmë dosja koncesionit ka kaluar për Gjykim, ndërsa nën akuzë për shpërdorim detyre është ish -ministri Ilir Beqaj. Bashkë me të masën detyrim paraqitje për sterilizimin është biznesmeni Ilir Rrapaj dhe 7 persona të tjerë.

“Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për mua, por për çdo opozitar, deputet dhe qytetar që refuzon të heshtë përballë zullumit që ka shkaktuar kjo qeveri, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë,” deklaroi Vokshi.

Ajo theksoi se padia e Vilma Nushit lidhej drejtpërdrejt me rolin e saj si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi, konkretisht për çështjet e “check-up”-it dhe sterilizimit. Vokshi sqaroi se ajo dhe opozita kishin denoncuar zyrtarisht në komision fakte dhe informacione që kishin në dispozicion, duke theksuar se padia ishte një përpjekje për të mbyllur gojën kritikëve.

“Vilma Nushi nuk erdhi asnjëherë në komision, ndërsa deputetët e mazhorancës votuan kundër thirrjes së saj, me urdhër politik,” u shpreh Vokshi, duke e konsideruar vendimin e gjykatës si një fitore për lirinë e fjalës dhe për zërat që denoncojnë korrupsionin.

gijotina.com/

Etiketa: Albana VokshiEdi RamaKryesore1Vilma Nushi

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Shorti i Conference League/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Shorti i Conference League/ Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com