Albana Vokshi, deputete e zgjedhur e PD-së,ka bindjen e plotë se në 25 prill është devijuar rezultati i zgjedhjeve. Ajo shpreh shqetësimin se me Edi Ramën në pushtet s’do të ketë asnjëherë zgjedhje të lira. Vokshi thotë për “Gazeta Shqiptare” se PD-ja ka përgatitur një raport qindra faqesh, “the black book” të masakrës elektorale të 25 prillit për ndërkombëtarët.
Sipas saj, në këtë dokument janë evidentuar rastet e shitblerjes së votës, intimidimi i zgjedhësve nga bandat kriminale, përdorimin i burimeve financiare dhe humane nga shtabet elektorale të kandidatëve të PS-së, për çdo akt antikushtetues e antiligjor që e ka devijuar vullnetin e zgjedhësve.
Anëtarja e kryesisë së PD-së flet për rrugët që do e çojnë PD-në drejt pushtetit,duke nisur njëherësh me procesin e analizës së humbjes dhe reformimit të partisë, por t’u rikthyer fuqishëm në shtator përmes njëbeteje të fortë politike. Për të mos u ndalur sipas Albana Vokshit, deri nëvendosjen e ligjshmërisë në vend.
Zj.Vokshi, 25 prilli veçse i shtoi PD-sëvitet e gjata në opozitë, por realisht kujt i dhemb opozita?
Absolutisht, të gjithëve. Opozita është garancia e demokracive dhe pa opozitë, pushtetet janë të destinuara të jenë diktatoriale. Pa opozitën, pushtetet nuk janë të qytetarëve, por të një grushti të paudhësh, zëdhënës të krimit të organizuar, që kanë zaptuar jo vetëm shtëpinë politike, PS-në, qeverinë, shtetin, por edhe të gjithë Shqipërinë, shtëpinë e ne të gjithëve. Rritja e varfërisë, papunësisë, pasiguria për jetën dhe shpopullimi i Shqipërisë janë treguesit se në 25 prill, shqiptarët votuan Partinë Demokratike si të vetmen shpresë për ndryshim. Por, siçtashmë është e qartë si drita e diellit, vota e tyre u vodh dhe u tjetërsua nën kërcënimin e armëve të bandave të lidhura me pushtetin; me korruptimin masiv të zgjedhjeve me paratë e korrupsionit, drogës, trafikut etj.; përmes makinacioneve të sofistikuara të Edi Ramës. Askush s’ka mbetur pa e marrë vesh se një votë u pagua nga rilindasit edhe 300 euro.
Pse kaq i vështirë rikthimi i PD-së nëpushtet?
Sepse në Shqipëri që prej vitit 2013 nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, por ka vjedhje të zgjedhjeve nga partia-shtet, e bërë palë me krimin e organizuar. Ndaj po e nis nga ajo, që unë e konsideroj si krimin më të rëndë zgjedhor: të dhënat e miliona shqiptarëve u vodhën në mënyrë antiligjore e më tej u keqpërdorën nga ushtria e patronazhistëve nëpunës të administratës. Vetëm në njësinë administrative nr. 9, ministrja Ogerta Manastirliu kishte ngritur ushtrinë e patronazhistëve nëpunës tëadministratës që ajo drejton, por edhe tëinstitucioneve të tjera në nivel qendror e vendor, që duke keqpërdorur vjedhjen e tëdhënave personale, kanë patronazhuar mbi 35 mijë zgjedhës. Mendoni në çfarë përmasash ka funksionuar kjo skemë në të gjithëShqipërinë. Janë evidentuar disa nga grupet kriminale, që kane blerë votën. Është fakt që vetëm 3 muajt e fundit para zgjedhjeve janë bërë 23 mijë legalizime, të cilat janëshpërndarë nga kandidatët e PS-së (OgertaManastirlliu, Ulsi Manja etj.) nëpër shtëpi në këmbim të votave, në shkelje të ligjit. 23 mijë legalizime në tre muajt e fundit, aq sa PS-ja nuk ka bërë ndoshta për 4 vite. Në muajt e fundit janë bërë më shumë së 13 mijë punësime elektorale. 1000 specializantët e mjekësisë u shkarkuan menjë firmë të ministres së Shëndetësisëmenjëherë pas zgjedhjeve e të tjera shkarkime do të vijojnë në ditët e javët qëdo të vijnë. Në dhjetëra rrugë të Tiranës është hedhur asfalt elektoral edhe ditën qëduhet të ishte heshtje elektorale, pa projekt, pa transparencë. Mijëra ndërtime pa leje, me miratimin e shtabeve elektorale të kandidatëve, në këmbim të votave. Shpërndarja e ndihmave ushqimore në këmbim të votave etj.. I tërë shteti në këmbë, nëdispozicion të shtabeve elektorale të PS-së, për ruajtjen e karriges së pushtetit tëEdi Ramës. Zgjedhjet nuk ishin as të lira e as demokratike. Fushata e PS-së ështëzhvilluar në paligjshmëri totale.Kandidatët e PS-së, të përfshirë në krimin elektoral të 25 prillit, që do mbahet mend si një ditë e zezë për demokracinë nëShqipëri. Ndaj, PD-ja dhe opozita ështëpërsëri në misionin e saj për votë të lirëe për rikthimin e demokracisë në vend. Edi Rama është armiku më i madh i zgjedhjeve tëlira. Me Ramën në pushtet s’do ketëasnjëherë zgjedhje të lira. Mbështetja e jashtëzakonshme, që mori alternativa e PD-së tregon se demokratët janë të vendosur dhe të bashkuar për të vijuar betejën për demokracinë dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. E kjo, jo duke përdorur të njëjta mjete të kundërshtarit (krimi, pushteti, korrupsioni), por duke përdorur vlerat, që janë në themel të Partisë Demokratike.
Çfarë po bëhet me “dosjen e zezë” të 25 prillit? Kur do të jetë gati dhe çfarësynon PD-ja përmes saj?
Ndryshe nga ajo çfarë Edi Rama pretendon, OSBE/ODIHR nuk i ka klasifikuar zgjedhjet si të lira e të ndershme, nuk ka thënë që u plotësuan standardet demokratike. PD-jagjatë fushatës, gjatë ditës së zgjedhjeve,por edhe në vijim ka informuar misionin e OSBE/ODHIR, që vëzhgoi zgjedhjet, me çdo tëdhënë, fakt, provë, info rreth zgjedhjeve në të gjitha qarqet që provojnë masakrën zgjedhore. PD-ja ka përgatitur një raport qindra faqesh, “the black book” të masakrës elektorale të 25 prillit për ndërkombëtarët, ku janë evidentuar rastet e shitblerjes së votës, intimidimi izgjedhësve nga bandat kriminale, përdorimi i burimeve financiare dhe humane nga shtabet elektorale të kandidatëve të PS-së, për çdo akt antikushtetues e antiligjor qëka devijuar vullnetin e zgjedhësve.
Pas humbjes së zgjedhjeve, PD-ja ështëpërfshirë në një proces analize dhe reformimi, që përfshin të gjitha strukturat drejtuese të partisë. Çfarë prodhoi 13 qershori për të ardhmen e PD-së, nisur edhe nga fakti që kandidatët humbës njohën rezultatin e garës dhe nuk do të largohen nga PD-ja?
Gara për kryetar të PD-së tregoi edhe dëshmoi sa larg është Partia Demokratike me forcat e tjera politike. Statuti i PD-së, pas ndryshimeve të fundit në 2018-ës, ia kaloi një pjesë të autoritetit dhe vendimmarrjes anëtarësisë. Nga njëra anë kemi PS-në, ku është mohuar gara e konkurrenca që prej momentit që Edi Ramamori partinë dhe nga ana tjetër kemi PD-në, e cila dëshmoi që mbetet parti e garës, parti e fjalës së lirë, parti e meritokracisë.
Lulzim Basha u rizgjodh me 80% të votave pas humbjes së radhës në një proces, por a pati të drejtë Bujar Nishani kur e quajti “maskaradë zgjedhore”…?
Procesi zgjedhor për kryetar të PDSH-së ka qenë transparent. Çdo vendim i Komisionit Zgjedhor në PD është marrë në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve. Unë isha njëndër anëtaret e Komisionit Zgjedhor të PD-së e mund të siguroj që nuk ka pasur asnjëankesë zyrtare ardhur në komision nga asnjëkandidat apo ndonjë përfaqësues të tyre. Nuk ka asnjë vërejtje, asnjë ankesë nga asnjë vëzhgues përfaqësues të kandidatëve në asnjë prej 76 qendrave të votimit në tëgjithë Shqipërinë. Të gjitha procesverbalet e rezultateve të votimit janë firmosur jo vetëm nga komisionerët, por edhe nga përfaqësuesit e kandidatëve pa asnjëvërejtje. Gara ka qenë e barabartë dhe janëgarantuar standarde të larta demokratike. Pretendimet për cenim të procesit nuk kanëasnjë bazë reale dhe janë thjesht për konsum publik. Keqardhje për këdo, aq më tepër për ata që kanë qenë pjesë e çdo vendimmarrjeje, njohës të strukturave tëPartisë Demokratike, apo që kanë përfituar jo pak nga pushteti i PD-së, që sot hedhin vrer mbi Bashën dhe procesin zgjedhor nëPD, duke devijuar vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Gjykoj që interesi i qindra- mijëra demokratëve që kanë punuar nën grykën e armës apo nën shantazhin e humbjes së vendit të punës apo bukës sëgojës së fëmijëve, interesi i mbi 670 mijëqytetarëve që votuan ndryshimin duhet tëqëndronte mbi çdo interes personal. Personalisht jam pafundësisht falënderuese dhe mirënjohëse pa fund për çdo demokrat apo çdo qytetar që refuzoi presionin e makinerisë monstruoze të ngritur nga Edi Rama, na besoi e na votoi. Ne nuk do tëzhgënjejmë askënd!
A besoni se tashmë Agron Shehaj, i cili mori 6 mijë vota, përbën një alternativëreale ndaj Bashës, duke përfaqësuar një fraksion të rëndësishëm të mendimit ndryshe në PD?
Në Partinë Demokratike ka pasur dhe ka mendime ndryshe, ka pasur e ka debate. E rëndësishme është që debati të jetëkonstrultiv e të çojë në përmirësimin e proceseve të brendshme të partisë. Jam e kënaqur, nga sa unë kam ndjekur e jam nëdijeni, të tre kandidatët që humbën garën janë shprehur për bashkëpunim. Nuk shoh asnjë përçarje, asnjë fraksion. Është e rëndësishme që të gjithë të bëhemi bashkë, nën udhëheqjen e Lulzim Bashës, që mori mëshumë së 80% të votave të anëtarësisë, nënjë betejë ndaj kundërshtarit të vetëm tëPD-së e demokratëve, Edi Ramës.
Pas humbjes së PD-së në zgjedhje, a do të kryhet një analizë e rezultateve të drejtuesve politikë dhe a duhet të mbahet një përgjegjësi para anëtarëve të PD-së?
Patjetër që po! Është proces që ndodh pas çdo zgjedhjeje qendrore apo lokale. Nëmbledhjen e Kryesisë, mbajtur më 18 qershor 2021, u morën dy vendime shumë tërëndësishme, njëri prej të cilëve pikërisht për miratimin e metodologjisë për analizën në nivel qarku, dege, grupseksioni e seksioni për masakrën elektorale të 25 prillit. Analizë kjo, ku do të evidentohen faktorët e jashtëm, pa lënë pas dore edhe ata të brendshëm të masakrës elektorale.
A do të ketë një analizë edhe për performancën e aleatëve, pasi duket se ata kanë qenë më të privilegjuarit në PD…?
Do të bëhet analizë në kuadër të asaj se sa ka funksionuar koalicioni në çdo nivel.
Kush duhet të japë llogari para anëtarësisësë partisë? Cilët duhet të mbajëpërgjegjësi për rezultatin dhe i gjithë ky proces analize do të bëhet për rritjen e performancës dhe për “prerje kokash”…?
Përkundër masakrës zgjedhore, Partia Demokratike doli më e fortë dhe më e bashkuar, megjithatë është detyra jonë që ta përsosim edhe më tej organizimin e nevojshëm të strukturave, ta hapim edhe mëshumë partinë në çdo nivel, të sjellim prurje të reja, që kanë vullnetin e dëshirën t’u bashkëngjiten kauzave tëdrejta të PD-së. Çdo vendim e veprim që PD-ja të jetë e gatshme për t’u përballur me regjimin. Prandaj ne do të zhvillojmë një analizë të brendshme, jo për “prerje kokash”, jo si gjueti shtrigash, por analizë e cila do të jetë e nevojshme për të kuptuar se cilat janë gjërat që ne duhet të bëjmë më mirë në çdo qelizë të partisë tonë.
Pas rezultatit të 25 prillit, a duhet të propozohet që të ketë zgjedhje të menjëhershme për strukturat më të rëndësishme të PD-së?
Vendimi i dytë i rëndësishëm i Kryesisë sëPDSH-së në mbledhjen e fundit ishte edhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të PDSH-së, nëdatën 17 korrik. Një prej pikave në rendin e ditës në Kuvendin Kombëtar do të jetëzgjedhja e Këshillit Kombëtar.
Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha, lëshoi deklaratën se mund të kthehet në krye të PD-së, ndërkohë që është në listën e zezë të SHBA-ve. Në këtë situatë ku ndodhet PD-ja, a i duhet realisht PD-sëlidershipi i fortë i Berishës?
PD-ja sapo doli nga një proces zgjedhor, ku me parimin “një anëtar, një votë” demokratët votuan për një mandat të tretëLulzim Bashën me mbi 80% të votave. Kjo është dëshmi e besimit të demokratëve te lidershipi i Lulzim Bashës. Sali Berisha si lideri historik i demokratëve, por edhe një udhëheqës i pashembullt drejt proceseve integruese të Shqipërisë dhe angazhimeve të saj në misionet paqeruajtëse përkrah SHBA-ve, ka një vend të pazëvendësueshëm në PD. E kemi ndjekur me keqardhje vendimin e DASH, mbështesim pa rezerva kërkesën e z.Berisha për të bëre transparencën e këtij vendimi. Për këtë qëllim, siç edhe tashmë jeni në dijeni, z. Berisha i është drejtuar Gjykatës Korreksionale të Parisit. Ish-kryeministri Berisha është politikani më i sprovuar shqiptar. Është në të drejtën e tij të marrë çdo vendim. Unë di të them me siguri se çdo vendim, z.Berisha e merr nëinteres demokratëve, Partisë Demokratike,por edhe të vendit.
Si mund t’ia shkurtojë PD-ja mandatin qeverisë “Rama”, i cili nuk e fsheh ambicien as për një mandat të 4 qeverisës? Rruga e rikthimit të PD-së në pushtet a do të kalojë nëpërmjet zgjedhjeve?
Betejat dhe sfidat që na presin nuk do të jenë të lehta. Është detyrë e PD-së që tëndërmarrë çdo vendim, veprim për të qenë e gatshme për sfidat e radhës e gjithashtu për të organizuar e mobilizuar çdo qytetar që është kundër regjimit të Edi Ramës. Është në misionin e PD-së, që duke vlerësuar besimin e madh që i dhanëqytetarët, të përdorë të gjitha mjetet demokratike në një betejë të fortë dhe parimore për rikthimin e demokracisë në vend. Në këtë mision, PD-ja do tëbashkëpunojë edhe me partnerët tanë ndërkombëtare, duke i qartësuar ata për masakrën e 25 prillit dhe të bashkëpunojmënë një platformë të përbashkët për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Jemi të ndërgjegjshëm që përballëkemi një person që ka nën kontroll tëgjitha pushtetet e që nuk luan me rregulla loje; një person që mund të përdorë çdo mjet për të arritur qëllimin e tij, ndaj sfidat që na presin janë të mëdha. Për këtëarsye, edhe zhvillimet e brendshme do të jenë të vrullshme për të qenë të gatshëmpër të ndryshuar e përmirësuar proceset dhe strukturat e brendshme të PD-së./gsh.al