GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Albcontrol pa kontroll/ Tender pa garë aksionerit kryesor të Bankës Credins

13:24 - 04/04/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Albcontrol pa kontroll/ Tender pa garë aksionerit kryesor të Bankës Credins
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërmarrja Shtetërore Albcontrol ka organizuar tender pa garë me vlerë 616 milionë lekë të vjetra pa TVSH duke shpallur fituese kompaninë R&T shpk në pronësi të Renis Tërshana, aksioneri kryesor i Bankës Credins dhe i disa bizneseve të tjera.

Fituesi i tenderit për sigurimin e kullës së kontrollit mobile në Aeroportin e Kukësit është shpallur në 1 prill 2022 ku kemi patur mungesë konkurrence, një procedurë me dyshime të forta për korrupsion dhe favorizim sipas Open Data Albania.

Por ky tender me flamur të kuq është maja e ajsbergut sepse sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, vet AlbControl rezulton me flamur të kuq pasi nuk ka kryer regjistrimin e pronarëve përfitues, një detyrim ligjor për të qënë transparent. Ligji për regjistrimin e pronarëve përfitues i miratuar që prej vitit 2020 parashikon gjobitjen me 600 mijë lekë të subjekteve që nuk kanë pasuruar regjistrin e biznesit.

Kriza e menaxhimit

Ndërmarrja shtetërore Albcontrol e cila është në varësi të Ministrisë së Financave është një karikaturë e keqmenaxhimit sepse pavarësisht se rriten të ardhurat në buxhetin e saj, kompania përsëri ka humbje të konsiderueshme. Madje vitet e fundit Albcontrol ka patur humbje të mëdha, gati 3,7 milionë euro dëm për vitin 2020 sipas të dhënave nga Qendra kombëtare e Biznesit.

Kriza e menaxhimit u bë e qartë kur në 7 Prill 2021 Aeroporti i Rinasit u bllokua pas protestës të 68 kontrollorëve të trafikut ajror të kompanisë, të cilët kërkonin rikthimin e pagave në nivelin e para pandemisë dhe ndërprerjen e procedurës së shkarkimit për dy prej kontrollorëve.

Protesta shkaktoi anulimin e 13 fluturimeve në Rinas, ndërkohë që aeroporti u bllokua deri mesditën e 8 prillit. Ministrja Balluku e quajti “grusht shteti” protestën por Albcontrol ka kohë që është në krizë.

Në radhë të parë, mjafton të shohim procedurat e prokurimit që nga viti 2018 të cilat kanë prodhuar 49 tendera me flamuj të kuq, si pasojë e mungesës së konkurrencës ose skualifikim konkurrentësh duke i derdhur fondet publike drejt operatorëve të preferuar, veprime të cilat kanë dyshime të forta për sjellje korruptive.

Nëpërmjet këtyre tenderave, Albcontrol ka shpërndarë fonde të cilat kapin vlerën e 14 milionë eurove pa TVSH ose 69% e të të gjithë shumës të tenderave që kanë qarkulluar nga 2018 e në vazhdim.

Së dyti, Albcontrol ka patur si anëtarë të bordit persona të cilat kanë qënë në poste politike për të cilët nuk ka shpjegime për rolin që kanë patur në kompani. Pjesë e këtij bordi është Besart Kadia, zëvendësministër financash në qeveri i cili u bë anëtar i kompanisë më 25 nëntor 2020. Gjithashtu anëtar bordi është edhe Viola Haxhiademi e cila mban edhe postin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë  e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Emra të tjerë në këtë listë kanë qënë Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe anëtar bordi në vitin 2017 i cili u zëvendësua nga Kledia Mazniku. Anëtare bordi ka qënë edhe Albana Koçiu (drejtore e DAP) dhe Mirlinda Karçanaj, drejtore e AKSHI.

Shoqëria ka të ardhura, madje në rritje por edhe shpenzimet rriten për shpenzime zërash të papërcaktura.

Sipas kompanisë të ardhurat janë goditur nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë, por problemet financiare të kompanisë kanë filluar që nga viti 2018.

Marrëveshja e anulluar midis Banka Credins dhe Unionit Shqiptar Kursim Kredi

Kompania R&t shpk nuk e ka herën e parë që merr tendera pa garë, me mungesë konkurrence apo skualifikim konkurrentësh. Ajo është një kliente e rregullt e Albcontrol ku pronari Renis Tërshana nuk ka vetëm këtë biznes por është një nga aksionerët kryesorë të Banka Credins.

Për herë të parë emri i Renis Tërshanës është lakuar në media në shtator të 2014 për marrëveshjen e Unionit Shqiptar Kursim Kredi me Bankën Credins.

Menjëherë pas lidhjes së Unionit të drejtoreshës Zana Koninit, me Credins Bank në kohën që drejtor ka qënë i ndjeri Artan Santo, “Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion”, i dërgoi dy kërkesa institucioneve të mësipërme në datën 27 janar 2014 duke kërkuar argumente sqaruese për veprimet e kryera ku në të dyja rastet në qendër të këtyre veprimeve ishte shitja e aksioneve nga Renis Tërshana kundrejt Unioni Shqiptar Kursim Kredi.

Konkretisht “Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion” kërkonte dokumentin, i cili vërtetonte se kanë qënë asetet e Unionit Shqiptar të Kursim Kredisë më datën 15 Mars 2012, kohë në të cilën është kryer edhe blerja e aksioneve, dokumentin e autorizimit në QKR, vendimin e asamblesë së ortakëve.

Kërkesën e mësipërme ia dërgoi edhe Unionit Shqiptar Kursim Kredi ku kërkohet dokumentacioni i cili qartësonte natyrën e marrëveshjes.

Për shkak të luftës dhe rezistencës së disa kryetareve të tjerë të Unionit, marrëveshja me Credins Bank u pezullua por la shumë pasoja. Sipas mediave të asaj kohe, shoqëritë e transferuara “me dhunë” pranë Bankës Credins janë disa dhe vlera e portofolit të tyre të kredisë arrin masën 6,5 milionë euro.

Lidhja me Vilma Nushin

Pronari i kompanisë R&T shpk, Renis Tërshana është bashkëpronar i firmës “Photon SH.P.K” me ortake Vilma Nushi, biznesmenia më e përfolur e qeverisë Rama e akuzuar si oligarke nga Partia Demokratike dhe si përfituese e kontratës koncensionare për kontrollin e shëndetit bazë, i njohur si “Check-Up” sepse ka marrë pagesa për shërbime të pakryera.

Kjo pasi qeveria Rama në 2014 ka firmosur një kontratë e cila i siguron kompanisë pagesat vjetore pavarësisht nëse ka apo nuk ka kërkesa për Check Up duke rënduar buxhetin e shtetit.

Tenderi për kullën e Aeroportit të Kukësit nuk është një rast i izoluar por indicie se lidhja me një nga oligarket e përfolura të qeverive të Rilindjes, emërimet pa plane brenda Albcontrol apo eleminimi i konkurrencës janë të gjithë ingredientët e duhur për të krijuar mundësi abuzimi me fondet publike.

 

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme  nga shembja e  rrugës
Aktualitet

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës

10:09 - 23/04/26
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025
Aktualitet

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26
KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK
Aktualitet

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

15:34 - 22/04/26
Para
E qëlluan me breshëri plumbash/ Ky është “Land Rover-i” që po lëvizte Iljaz Çali (FOTO)

E qëlluan me breshëri plumbash/ Ky është “Land Rover-i” që po lëvizte Iljaz Çali (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që…
Breaking Views

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që…

17:57 - 23/04/26

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë një njoftim lidhur me vizat amerikane. Në postim, të cilit i referohet njoftimit...

Lexo më shumë
Akademiku Rexhep Qosja prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës

Akademiku Rexhep Qosja prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës

16:24 - 23/04/26
U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com