GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albert Halilaj i firmos 1.4 MLN euro mikut të Safet Gjicit në tenderin pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Albert Halilaj i firmos 1.4 MLN euro mikut të Safet Gjicit në tenderin pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Safet Gjici është burg, por miqtë e tij vazhdojnë të marrin tendera në Bashkinë e Kukësit. Kështu, kryetari që e zëvendësoi në Bashkinë Kukës, Albert Halilaj, po ndjek të njëjtën agjendë, me po ata biznesmenë. Në këtë grup përfshihet edhe një nga përfituesit e mëdhenj të tenderave që firmoste Safet Gjici, Ylber Elezi, pronar i “Marsi” shpk.

Më konkretisht, më datë 6 shtator 2024, Bashkia Kukës ka hapur garën për tenderin me objekt ‘Rikonstruksion i rrugës Topojan’, për të cilin janë vënë në dispozicion afro 1.4 milionë euro pa llogaritur TVSH. Financimi parashikohet të bëhet nga buxheti afatmesëm 2024-2026.

Sipas të dhënave të tenderit, gara ka qëndruar e hapur deri më datë 23 shtator 2024 dhe ka patur mjaftueshëm interes, për të ndjekur hapat në vijim sipas direktivave të ligjit. Por Halili i ka shkelur këto rregulla. Nga 11 oferta që u dorëzuan, Halilaj i ka skualifikuar 10 prej tyre menjëherë. Për 2 nga kompanitë komisioni shprehet se janë skualifikuar për shkak se kanë ofertë “anomalisht të ulët”, për një tjetër firmë tregon se është angazhuar në një tjetër projekt, ndërsa njëra ka mungesë dokumentacionesh, por për 6 të tjerat të cilat kishin oferta më të mira nuk është dhënë asnjë argument për skualifikimin.

 

Me këto manovra Halilaj ka favorizuar ofertën e dorëzuar nga bashkimi i operatorëve MARSI SHPK & ARBOTEC SHPK me vlerë 1.2  milionë euro, që ishte një nga më të shtrenjtat.

“Marsi” Shpk është kompania e Ylber Elezit nga Kukësi, ndërsa “Arbotec” është një subjekt me kapital nga Kosova, që ka rol mbështetës në tender.

Në mungesë konkurrence, kompania e Ylber Elezit është shpallur fituese dhe më 23 tetor 2024 është bërë publike kontrata. Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Nga ana tjetër, duke bërë një krahasim, në kohën e Gjicit, për ndërtimin e një rruge fshati, Marsi merrte katër herë më pak se sot. Kështu më 15 qershor 2022, ish-kryetari Gjici i dha Elezit tenderin me numër reference REF-31037-05-27-2022 dhe me objekt “Ndërtimi i rrugës Kolsh (gjatësi 1543 metra)”. Gjici ka shpallur fituese firmën që ka bërë ofertën më të lartë, kur dy kompani të tjera propozuan 100 milionë lekë më pak. Kontrata ishte mbi 300 milionë lekë ( pa TVSH).

Ndërsa, kryetari i ri po i bie me top buxhetit duke i dhënë fondin 1.4 milionë euro të njëjtës firmë sërish për një rrugë fshati.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

 

Etiketa: abuzimAlbert Halilajkryetari i bashkise kukesrrugetender

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Blushi flet për gjendjen shëndetësore të Ilir Metës: Nëse i ndodh diçka e papritur, përgjegjësia është e Edi Ramës

Blushi flet për gjendjen shëndetësore të Ilir Metës: Nëse i ndodh diçka e papritur, përgjegjësia është e Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com