GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albert Halilaj njësoj si Gjici, i fal 170 mln lekë Paulin Gegës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Albert Halilaj njësoj si Gjici, i fal 170 mln lekë Paulin Gegës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Kukës duket “si e mallkuar” që çdo kryebashkiak që vjen është i përfshirë në skandale dhe abuzon përmes tenderëve. Albert Halilaj u zgjodh si kryetar i ri kësaj bashkie nga zgjedhjet e pjesshme në shtator, pasi Gjici dha dorëheqjen menjëherë kur iu publikua video intime në zyrën e bashkisë.

Epo, rasti me Halilajn është tipik “Më thuaj më kë rri, të them se cili je”. Më parë ai ishte vartës i Safet Gjicit dhe ka mësuar shumë nga ai.

Këtë gjë do ta tregojmë më poshtë. Duke nisur që nga procedurat korruptive në prokurimin e fondeve. Halilaj ka nënshkruar më datë 17 tetor 2023 tenderin me objekt “Blerje karburanti”, dhe për të blerë 140 mijë litra naftë, do të shpenzojë 170 milionë lekë.

Sikur duket në dokument për këtë tender kanë paraqitur oferta vetëm dy kompania; ”GEGA CENTER GKG” SHPK dhe UFO CENGU SHPK.

E cila u skualifikua menjëherë nga gara edhe pse vlerat e të dyja ofertave ishin të njëjta 168 milionë lekë.

Sigurisht që kriteret e tjera Halilaj as nuk i ka marrë fare në konsideratë, për shkak se e kishte planifikuar më herët si fituese firmën e Paulin Gegës “GEGA CENTER GKG” SHPK”. Do të ishte e rregullt që tenderi të anulohej, por Halilaj nuk i lë pa çuar bë vend “amanetet” e Gjicit.

Për shkak të riskut të lartë të korrupsionit, monitoruesi Open Data e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”.   Kështu Gega i xhiron në xhep Gegës pa u lodhur fare, ndërsa furnizon makinat e tij dhe të stafit me naftë sipas çmimit që e vendos vetë oligarku i karburanteve.

Këtë taktikë ndiqte Gjici, të njëjtën gjë po bën edhe Halilaj, ku gjithmonë tenderin e fiton ose Kastrati ose Gega.

Por, sikur cekëm pak në fillim të artikullit nuk është hera e parë për atë që merret me afera të tilla. Ai sëbashku me nënkryetarin Granit Gjana janë personazhe të përmendur në videoskandalin e Gjicit për të mbyllur punën e dokumentacionit të dorëzuar nga Alma.K për tenderin e sterilizimit të qenve endacakë. Halilaj ishte drejtor i Drejtorisë së Tatimeve, ndërsa në korrik u emërua prefekt i Qarkut Kukës dhe tashmë u zgjodh si zëvendësuesi më i denjë i Gjicit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAlbert HalilajBashkia Kukestendervjedhje red flag

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
VIDEO/ Humoristi ngacmon pornostaren: Nuk të njoha të veshur…

VIDEO/ Humoristi ngacmon pornostaren: Nuk të njoha të veshur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com