GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albert Malaj i xhiron 700 MLN lekë vëllait të ish-deputetit, kontrata firmoset pa garë

14:38 - 30/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj është një nga ata zyrtarë që gjatë verës bënë pushim të plotë dhe në dimër kujtohen të riparojnë rrugët e prishura.

Bashkia Memaliaj ka zhvilluar së fundmi një tender ku jepen 700 milionë lekë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Riparimi i shkarjeve ne rrugët e Njësive Administrative Luftinj dhe Buz, Bashkia Memaliaj”. Konkretisht janë 3 rrugë, të cilat kanë pësuar rrëshqitje në disa pika.

 

 

 

 

Këto rrugë janë të shtruara, por me sa duket jo në cilësinë e  duhur dhe nuk janë mirëmbajtur. Në dokumente tregohet se punimet do të mbyllen brenda 2 muajsh, por me vonesat e Malajt punimet mbase bëhen para zgjedhjeve.

Abuzimi me ligjin mbi prokurimet

“Gara” ka qëndruar 1 muaj e hapur dhe me 30 gusht do të zhvillohej tenderi. Gjatë kësaj periudhe u dorëzuan 12 oferta, që premtonin një konkurrencë normale.

Në rastin konkret ofertat e paraqitura nuk u morën në konsideratë, ato u përjashtuan që në fazën e parë, një pjesë e tyre pa marrë asnjë arsyetim për skualifkimin. Vetëm për 6 ofertat më të lira komisioni i Malajt ka marrë mundimin të shpjegojë se cilës prej tyre i mungonte ndonjë dokument në dosjen e dorëzuar tek komisioni.

Në këto raste kompanitë duhet të informohen dhe më pas t’u jepet koha për të plotësuar këto dokumente, nëse ato nuk përgjigjen atëherë skualifikohen automatikisht.

Këto janë procedura që kërkojnë kohë dhe profesionalizëm, por stafi i Malajt thjesht ka zbatuar porosinë. Kështu, në fazën finale komisioni kishte para vetëm ofertën e firmave “SHKELQIMI 07” SHPK – “ VELLEZERIT KUKA” SHPK, me vlerë rreth 520 milionë lekë.

Pa asnjë konkurrent përballë ky bashkim operatorësh u shpall fitues.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit. Theksojmë se kishim oferta të tjera me vlerë 440 milionë lekë deri në 460 milionë lekë, me të cilat nëse do ishte zbatuar ligji, Malaj do të kursente afro 100 milionë lekë!

Por Malaj e kishte ndarë këtë dhuratë për Shkëlqim Kapllanajn, i cili është vëllai i ish-deputetit Agron Kapllanaj. Prej këtij të fundit ka marrë shumë tenderë pa garë në saj të lidhjeve, edhe pse politikisht janë “kundërshtarë” me kryeministrin.

Kapllanaj është një nga personat më të akuzuar nga opozita për lidhjet me kryeministrin Edi Rama. Ai ishte kandidati i Lulzim Bashës për bashkinë e Mallakastrës në zgjedhjet e 14 majit. Qëndrimet e tij kundër Berishës me sa duket janë shpërblyer me tendera.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimKapllanajMalajmemaliajr red flagtende

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Protesta e opozitës/ Policia arreston 4 protestues, procedohen gati 200 të tjerë

Protesta e opozitës/ Policia arreston 4 protestues, procedohen gati 200 të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com