GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Albert Malaj rikonstrukton shkollën në mes të sezonit, i fal 1.5 mln euro Paqësor Buzit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Albert Malaj rikonstrukton shkollën në mes të sezonit, i fal 1.5 mln euro Paqësor Buzit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jemi në mes të sezonit shkollor dhe shumë pranë stinës së ftohtë të dimrit, ndërsa Albert Malaj kujtohet  të nis punimet për një shkollë në Memaliaj.

Kryebashkiaku ka zhvilluar një tender me objekt ‘ Rikonstruksioni i gjimnazit Sali Nivica dhe ambientet sportive’, me fond limit rreth 1.5 mln euro. Pra këto që një pjesë do të merren nga buxheti  i këtij viti dhe pjesa tjetër nga buxheti  i vitit 2025.

Në përshkrimin e bërë në relacionin  konstruktiv thuhet se, ne institucion mungojnë kushtet minimale sipas kërkesave bashkëkohore si ngrohja qendrore, ambientet për argëtim dhe tualetet higjenike. Ndërtesa ekzistuese është rreth 35-vjeçare. Madje theksohet se në këtë shkollë po regjistrohen gjithmonë e më pak nxënës për shkak të kushteve jo të mira.

 

Epo përse prej vitesh  nuk është vënë dorë në këtë shkollë, përse  bashkitë në vendin ton ë i lënë institucionet arsimore derisa shkatërrohen në pikën e fundit dhe me pas kur afrojnë fushatat kujtohen për to?

E pra vetë Malaj po e pranon  që  nuk ka bërë siç duhet punën e tij, përfshirë këtu edhe paraardhësit.

Ndërkohë edhe tani që po zhvillon një projekt për këtë shkollë duket qartë që po e bënë për propagandën politike. Ne ngremë këtë hipotezë duke parë që tenderi është zhvilluar me nxitim dhe pa rregulla, nuk ka një plan se ku do të dërgohen nxënësit që mësojnë aty, po bëhen punime në mes të sezonit dhe do të vazhdojnë edhe vitin tjetër, që përkon me zgjedhjet elektorale.

Kartoni i Kuq i vendosu nga Open Data Albania  ngre alarmin për të gjitha pikat që ne analizuam m sipër. Ndërsa na tregon se edhe fondi është në rrezik. Gara ka qëndruar e hapur për 3 javë edhe kanë shfaqur interes 3 kompani.  BOE “ L.T.E CONSTRUCTION ” SHPK & “NDREGJONI” SHPK kishin ofertën më të lirë me vlerë  rreth 1 mln euro po u përjashtua që në fazën e parë nga gara me argumentin se i mungojnë deklarat për disa punonjës , me të njëjtën arsye është skualifikuar edhe  firma   “DAJTI PARK 2007 ” SHPK.

Në këtë mënyrë mbeti në garë vetëm oferta e bashkimit të operatorëve   
SENKA SHPK
 – G.P.G. COMPANY SHPK me ofertën 1.5 mn euro, sa 100% e fondit limit.

 

Të gjitha detajet ishin përgatitur nga Malaj , kështu  kjo ofertë u shpall  fituese pa garë fare. Për këtë mori Kartonin e Kuq, por masa nuk janë marrë. Kështu fëmijët do mësojnë në rrugë e fondet e arsimit po vidhen nga Paqësor Buzi, pronari i firmës G.P.G. COMPANY SHPK.

Prej disa vitesh Paqësor Buzi njihet për tenderët e majmë që merr nga “Rilindja”.

Por, më parë ai njihej për mashtrimet që ka bërë dhe se është person me precedent penal. Kujtojmë se, në vitin 2019, Paqsor Buzi është arrestuar nga policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ai u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Këta biznesmenë u akuzuan në atë kohë se kishin krijuar një skemë me fatura fiktive shitje-blerjesh mes njëri-tjetrit me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti.

Etiketa: abuzimalbert malamemaliajtender

Lajme të lidhura

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Para
Besjon Ajazi i fal 820 mln lekë për një rrugë fshati Yzedin Bozhajt

Besjon Ajazi i fal 820 mln lekë për një rrugë fshati Yzedin Bozhajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi
Aktualitet

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka folur sërish para mediave, këtë herë...

Lexo më shumë
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com