GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta II Botërore”

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta II Botërore”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA tha se është shqetësues partneriteti midis liderëve të Rusisë dhe Kinës, duke shtuar se “ne nuk kemi parë një kërcënim të tillë në shkallë të gjerë në Evropë dhe Paqësor që nga Lufta e Dytë Botërore.

Aleanca midis liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, “paraqet një prej sfidave më të mëdha për botën e lirë në këtë garë të madhe për pushtet në të cilën gjendemi”, tha republikani Michael McCaul gjatë vizitës në Suedi.

Më herët gjatë këtij viti, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Qeverinë kineze për pasoja – të paspecifikuara – nëse mbështet përpjekjet e luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Në një raport të inteligjencës amerikane u tha se Pekini ka ofruar pajisje të përdorura në Ukrainë, që mund të kenë pasur aplikime ushtarake.

Raporti citoi të dhënat e doganave ruse ku thuhej se kontraktorët ushtarakë shtetërorë të Kinës kishin bërë furnizime me pajisje lundruese, pjesë për aviontë luftarakë, dronë dhe produkte të tjera.

Kina ka rritur blerjet e naftës dhe gazit rus, të ardhurat e të cilave ndihmojnë Qeverinë e Putinit, pasi SHBA-ja, Evropa dhe Japonia kanë hequr dorë pothuajse krejtësisht nga energjia ruse.

Kina ka refuzuar që t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

McCaul është pjesë e një delegacionit të Kongresit amerikan që po viziton Suedinë dhe ai u takua me ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billström, që tha se pret që ky shtet nordik t’i bashkohet NATO-s në tetor.

Suedia – shtet që për një kohë të gjatë ka mbajtur status neutral sa i përket çështjeve të mbrojtjes – aplikoi për anëtarësim, së bashku me Finlandën fqinje, më 2022, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda është bërë pjesë e NATO-s, por Suedia ende po pret që aplikimi i saj për anëtarësim të miratohet nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë./REL

Etiketa: kinaMc CaulRusia

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Para
Fatos Nano feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush lideri historik i PS-së

A e kaloi rrezikun për jetën? Ja si paraqitet gjendja e Nanos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Nëntor 2026

07:37 - 07/11/26

Dashi Do të përjetoni një ditë të mbushur me energji dhe dëshirë për të vepruar. E shtuna ju ofron mundësinë...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 7 Nëntor 2026

07:35 - 07/11/26
Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com