GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogu Aleksandër Biberaj ka shprehur mbështetjen për protestën studentore, duke vlerësuar vendosmërinë e të rinjve për të vijuar qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, pavarësisht kostove.

I ftuar në studion e News24, Biberaj u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund ta mbajë pushtetin përmes forcave të policisë dhe se protesta do të vijojë, edhe nëse ndryshojnë format e organizimit.

Ai zbuloi gjithashtu se studentët po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një lëvizjeje të re politike, e cila, sipas tij, mund të marrë një mbështetje të gjerë qytetare.

Biberaj iu referua edhe disa sondazheve, sipas të cilave një forcë e re politike, nëse do të krijohej, do të rezultonte aktualisht më e pëlqyera në Shqipëri.

“Studentët po e bluajnë këtë ide. Studentët po e mendojnë, do ta ngjiznin si ide dhe kur ta kenë gatuar do të kenë mbështetjen tonë. Kjo është një lëvizje mbi palët politike dhe ka një mbështetje të jashtëzakonshme. Ka disa sondazhe dhe, nëse krijohet një parti e re, rezulton sot për sot më e pëlqyera në Shqipëri.

Ky është revolucion dhe është kënaqësi të marrësh pjesë, është detyrim ndaj Shqipërisë. Ata janë studentët dhe fëmijët tanë. Patjetër që duhet një mbështetje”, u shpreh Biberaj.

Si pedagog, ai deklaroi se do të jetë në mbështetje të studentëve, duke shtuar se edhe kolegët e tij janë në një linjë me këtë qëndrim.

Sipas Biberajt, shqetësimi i vetëm është që partitë politike të mos ndërhyjnë për të përçarë lëvizjen.

“Në të gjitha takimet që kemi pasur me profesorët, të gjithë janë dakord. Nuk kemi pasur asnjë rezervë. E vetmja rezervë është që partitë politike të mos fusin duart për t’i përçarë”, deklaroi ai.

Etiketa: aleksander biberajpedagogetprotestaStudentet

Lajme të lidhura

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Aktualitet

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë
Aktualitet

AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë

07:47 - 01/11/26
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve
Breaking Views

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Para
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Aktualitet

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26

Nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,...

Lexo më shumë
Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

08:08 - 01/11/26
AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë

AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë

07:47 - 01/11/26
Reshje shiu të herëpashershme gjatë ditës/ Parashikimi i motit për sot, 1 nëntor 2026

Reshje shiu të herëpashershme gjatë ditës/ Parashikimi i motit për sot, 1 nëntor 2026

07:38 - 01/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com