GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alfred Moisiu në protestën për UÇK-në në Tiranë: “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë kryer detyrën më të lartë – çlirimin e Kosovës”

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Alfred Moisiu në protestën për UÇK-në në Tiranë: “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë kryer detyrën më të lartë – çlirimin e Kosovës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte sot i pranishëm në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

Në një fjalim të fuqishëm nga podiumi i protestës, Moisiu deklaroi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë kriminelë, por burra që kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të tyre.

“Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri,” – theksoi Moisiu.

Ai kujtoi vizitën që zhvilloi në vitin 2022 në dhomat e paraburgimit të Hagës, së bashku me ish-presidentët Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe Pandeli Majko, ku pati takuar personalisht Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

“Ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të vërtetë, qëndronin të qetë, të gatshëm për t’u sakrifikuar për të mos lejuar që lufta e UÇK-së të njolloset padrejtësisht,” tha Moisiu.

Sipas tij, akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqe serbo-ruse dhe nuk qëndrojnë mbi asnjë provë serioze. Ai nënvizoi se lufta e UÇK-së është mbështetur nga SHBA, NATO dhe aleatët perëndimorë.

“Është koha të mos heshtim. Të ngremë zërin sa më lart për të mbrojtur dinjitetin kombëtar dhe luftën e drejtë për liri,” përfundoi Moisiu, duke kërkuar drejtësi për të akuzuarit dhe nderim për dëshmorët.

Ai e përmbylli fjalën me një mesazh të qartë:
“Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, liri luftëtarëve të UÇK-së!”

Lajme të lidhura

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale
Aktualitet

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Para
Ali Ahmeti në protestën në Tiranë: Sot jemi të gjithë UÇK, drejtësia nuk mund të ndëshkojë çlirimtarët

Ali Ahmeti në protestën në Tiranë: Sot jemi të gjithë UÇK, drejtësia nuk mund të ndëshkojë çlirimtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

Dy persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim për sulmet me vezë e sende të forta...

Lexo më shumë
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com