GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alibeaj dhe 5 deputetë të PS-së pro arrestimit të Berishës/ Miratohet kërkesa e SPAK

16:14 - 18/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë pritet të ndodhë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me 6 vota pro, 5 deputetë të PS-së dhe Enkelejd Alibeaj, Këshilli i Mandatit dhe Rregullores miratoi kërkesën e SPAK për ti dhënë autorizim për arrestimin e deputetit Sali Berisha.

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, do të përgatisë relacionin që do t’i paraqitet Kuvendit, ndërsa në seancën e së enjtes, do të hidhet për diskutim dhe më pas do të miratohet me votim, kërkesa e SPAK.

Deputetët socialiste në Këshillin e Mandateve i qëndruan idesë se Berisha shpërfilli masat e caktuara më parë nga SPAK dhe miratuara nga GJKKO, ndërkohë që avokatët e ish-Kryeministrit deklaruan se e gjithë procedura e ndjekur në rastin e tij, është anti-Kushtetuese.

Pas votimit të këtij këshilli, vendimi do të shkojë në Parlament për miratimin përfundimtar për heqjen e mandatit të Sali Berishës. Seanca pritet të zhvillohet gjatë së enjtes.

SPAK kërkon dhënien e autorizimit për masë më të ashpër ndaj Berishës, atë të “arrestit shtëëiak”, ndërsa më herët është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’, masë të cilën Berisha nuk e zbatoi me pretendimin se Prokuroria e Posaçme kishte shkelur Kushtetutën duke mos kërkuar më parë vendimin e Parlamentit. Berisha u vu nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani rreth 15 vite më parë.

Në mbledhje, e cila nisi në orën 12:00 ishin të pranishëm dhe prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, ndërkohë që nga opozita merr pjesë vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Diskutimet

Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance.

Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. Ekziston mundësia që ju të jepni autorizimin dhe Kushtetuesja të mos e pranojë këtë vendimmarje dhe vjen një përplasje e madhe. Ne mendojmë se duhet ta pezulloni këtë seancë derisa Kushtetuesja të vendosë në lidhje me këtë kërkesë. Ftoj edhe Porokurinë të jetë dakord me kërkesën tonë.

Lindita Nikolla: Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seance. As ju nuk parashtruar asnjë dispozitë. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar ende prokurorët. Mendoj se duhet të vijojmë me seancën.

Enkelejd Alibeaj: Ju nuk duhet të nguteni të merrni një vendim që i takon gjithë Këshillit. Duke qenë se është kërkesë paraprake, e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal. Kam një pyetje për avokatin: kuptoj që ju kërkoni të pezullohet ose shtyhet kjo seancë meqë është paraqitur një kërkesë në Kushtetuese. Kërkesa e paraqitur nga deputetët ka për objekt të vetin pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën e SPAK për këtë çështje, apo i përket vendimeve të mara nga gjykata më parë.

Gjokutaj: Ky komision duhet ta shtyjë derisa të shprehet Kushtetuesja. Ju duhet të shpreheni me një vendim të anëtarëve nëse e pranoni kërkesën tonë. Nëse ju e rrëzoni shpejt, deri pasdite do të bindeni që kemi të drejtë.

Bledi Cuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju e shprehët vetë që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Po shoh kërkesën tuaj që keni bërë në Kushtetuese dhe këtu nuk kërkoni pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Nuk ka asnjë kusht ligjor dhe arsye për ta pezulluar këtë proces.

Enkelejd Alibeaj: Bazuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Parlamentit, do të kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritje të vendimit të Kushtetueses nëse do të kishte një kërkesë për pezullim. Kushtetuesja në këto procedura është e epërme, edhe mbi Kuvendin. Deri më sot nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit.

Etiketa: ArrestimberishaKryesore1KuvendiSpak

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Fustani i Princeshës Diana shitet në ankand me çmimin marramendës

Fustani i Princeshës Diana shitet në ankand me çmimin marramendës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com