GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj e përjashtoi, Bylykbashi: Vendim me vlerë zero

15:07 - 13/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Alibeaj e përjashtoi, Bylykbashi: Vendim me vlerë zero
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD dhe nënkryetari i kësaj force politike Oerd Bylykbashi ka komentuar vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin që i bëri nga grupi, së bashku me tre të tjerë. Sipas Bylykbashit, ky është një akt pa vlerë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë kushtetues. Gjithashtu ai shpjegoi dhe arsyet se përse e cilëson si nul.

“Është një llogari e cila po të marrësh parasysh të gjitha shkarkimet duke filluar nga Basha e Alibeaj po bëhen 6, parlamentare dhe partiake. Ai akt qesharak që opinioni publik mësoi pak ditë më parë nuk ka asnjë vlerë. Juridikisht është nul. Shkelje flagrante e statutit. hedh dritë te marrëzia dhe dëshpërimi që i ka kapur disa individë për të mbajtur një pushtet që nuk ekziston.
Ky përjashtim nuk vlen. Mua dhe kolegët e mi të PD-së na kanë votuar demokratët. Së pari ne jemi deputetë. Kemi pranuar të konkurrojmë për PD-në, jemi të nderuar për këtë gjë. Jemi shpallur deputetë në emër të PD-së. Askush nuk na e heq këtë tagër përfaqësimi për llogari të PD-së. Këtë nuk e lejon kushtetuta, kodi zgjedhor, rregullorja e parlamentit. Në aspektin kushtetues e ka vlerën nul. Në aspektin politik e ka vlerën nul. Demokratët e kanë ndarë. Unë jam i nderuar që demokratët më kanë votuar nënkryetar i PD-së. Jemi në një situatë absurdi komik ku pak individë për shkak të një axhende që orkestrohet dhe i intereson Edi Ramës bëjnë këtë situatë.
Në aspektin politik dhe kushtetues vlerën e ka zero. E vetmja vlerë se ia pranon maxhoranca socialiste. Këta mbijetojnë me këtë lloj sjelljeje”, tha Bylykbashi.

Ai tregoi më tej se vendimi për përjashtimin e katër deputetëve të tjerë iu ishte vënë në dispozicion në seancën e fundit të 2022.

“Në seancën e fundit të vitit që shkoi ne na u vu në dispozicion një vendim në janar 2022, ku grupi parlamentar, pas asaj që kishin bërë blindimin e partisë nga lidershipi i partisë, ata në vijim të këtij veprimi, mbylljes së PD-së duke lënë jashtë demokratët vendosën të përjashtonin 4 deputetë të tjerë, Vokshin, Spahon, Baçin dhe Nokën.
Një numër deputetësh të tjerë pezulloheshin, mes tyre dhe unë dhe kolegët e tjerë.
Ne këtë vendim e kemi parë vetëm në seancën e fundit të dhjetorit.
Aty pamë që Alibeaj pas dorëheqjes së Rushajt kishte firmos një vendim. Vendimi i referohet një rregulloreje të shtatorit 2017, e cila është e shfuqizuar nga rregullorja e pesë muajve më pas, e cila iu është komunikuar zyrtarisht nga sekretaria deputetëve. Ka dy aspekte, shfuqizon këtë rregulloren që shërben si baza e një vendimi absurd dhe e dyta rregullorja e shkurtit 2018 nuk ka as edhe një germë që autorizon përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar. E vetmja gjë që thotë që nëse merret një masë i referohen statutit të PD-së.
Përveç absurdit politik, kushtetues dhe ligjor, kemi dhe një akt nul. Ky akt nul ka prodhuar efekte negative në funksionimin e opozitës parlamentare. Parlamenti ka vepruar në diçka të paligjshme. Kjo vepron në interesin e Ramës për të krijuar një situatë të tillë tek opozita sepse ka frikë të japë llogari në 14 maj”, tha deputeti i PD.

Ai theksoi se vetëm aktet e fundit të z. Alibeaj janë akte të mjaftueshme që në kushte normale t’i bësh një mocion për shkarkimin. Alibeaj është zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme në mbledhjen e gushtit 2021”, deklaroi Bylybashi.

Nënkryetari i PD tha se Këshilli Kombëtar është më lartë se kryetari.

“Duhet të gjendet një drejtim i ri i cili do të fokusojë përpjekjet tonë te qeveria, pa penguar të drejtat e deputetëve të opozitës. Dëmi i është bërë opozitës nga këta deputetë me tagër. Se kush duhet të jetë drejtuesi i ri, këtë e vendosin të gjithë. Nuk është çështje preferencash, por gjykim për vendimmarrje që t’i jepet verdikt funksional në PD. Berisha është nismëtari për pr/ligjit për heqjen e parashkrimit për ndjekjen penale për funksionarët e shtetit, për kryeministër, e ministra e funksione të tjera. Maxhoranca e lë të flejë këtë çështje, nuk e sjell për diskutim. Ka gropa që kanë nisur të tërhequr ministra. Skandali tjetër që sapo ka plasur janë paratë që u gjetën në banesën e shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit. Debati është për këto, nuk është debati se kush duhet të qëndrojë kryetar i grupit”, u shpreh nënkryetari i PD.

Bylykbashi e pranoi hapur se mbështet Ervin Salianjin për kryetar të grupit parlamentar.
“Kam gjykuar që t’i jap mbështetjen time Salianjit, për përbashkim të grupit, për të shkuar drejt një dinamike të re të grupit parlamentar për të shmangur këtë atrofizim që ka dashur Rama të prodhojë. E bëj publike mbështetjen time. E gjithë përpjekja bëhet për të penguar këtë gjë. Ne vazhdojmë të bëjmë opozitën.”, tha Bylykbashi.

Etiketa: deputetOerd BylykbashiPartia Demokratike

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Çollaku kërkesë zyrtare: Të verifikohet nëse deputetët…

Çollaku kërkesë zyrtare: Të verifikohet nëse deputetët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i...

Lexo më shumë
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com