GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj fton opozitën: Merrni pjesë për Reformën zgjedhore

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj fton opozitën: Merrni pjesë për Reformën zgjedhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enkelejd Alibeaj nga radhët e Partisë Demokratike, ka dalë në një deklaratë për mediat pak para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Ai ka theksuar dhe njëherë herë propozimet e PD-së në lidhje me ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

Në këto propozime përfshihen listat e hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

“E para çështje ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi i PD përcakton se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që caktojnë se kë të zgjedhin.

Sistem proporcional: Bazohen në barazinë e votës. Vota e çdo shqiptari në Tiranë, Kukës, Fier të ketë të njëjtën peshë. Është sistemi më i thjeshtë që garanton këtë barazi të votës. Kjo shkon në interesin e shqiptarëve.

E treta, ka të bëjë me votimin dhe numërimin elektronik. Shqiptarët në 2025 meritojnë të votojnë në mënyrë të qartë, të shpejtë, pa rrezikun se vota e tyre do të shpallet e pavlefshme. Garanton edhe nxjerrjen e rezultateve në një kohë të shpejtë.

E katërta, ka të bëjë me votën e diasporës. Ne kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të Republikës ka të drejtë që në zgjedhjet parlamentare të votojë. Është një instrument për t’i bërë shqiptarët që ndodhen jashtë të interesohen për fatin e Shqipërisë.

Është interesi i opozitës, por edhe shqiptarëve. Duke qenë se në komision, janë të përfaqësuara të gjitha partitë opozitare, besoj se është detyrimi i të gjithëve ne të marrim pjesë në komision dhe të mbrojmë interesin e shqiptarëve. I bëj thirrje kolegëve të marrin pjesë. Ky është një nga instrumentet për t’u përballur me këtë regjim dhe me këtë kryeministër”, u shpreh ai.

Etiketa: Alibeaj

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
Para
Komisioni i Reformës Zgjedhore, deputetët demokratë marrin vendimin

Komisioni i Reformës Zgjedhore, deputetët demokratë marrin vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com