GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj i përgjigjet Krajës: Amendamentet e PD-së parashikojnë staf dhe buxhet shtesë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj i përgjigjet Krajës: Amendamentet e PD-së parashikojnë staf dhe buxhet shtesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryetarit të SPAK, Arben Krajës pas deklaratës të këtij të fundit se vettingu në politikë është një proces që nëse do t’i ngarkohej institucionit që ai drejton, do të shtonte volumin e punës dhe do të bënte që SPAK të shfokusohej nga objekti primar.

Alibeaj u shpreh se e mirëkupton këtë shqetësim të Krajës, por sipas tij kjo procedurë parashikon dhe shtimin e stafit dhe buxhetit për këtë institucion, në mënyrë që mbingarkesa të evitohet dhe SPAK të pajiset me mekanizmat e nevojshëm për këtë detyrë.

“Sipas përllogaritjes së vettingut numri i subjekteve që do t’i nënshtrohen janë 140 deputet, sa ministra janë, 160 plus 60 kryetarë bashkie, sipas një përllogaritje numri i subjekteve të vettigut në politikë është i njëjtë me vettingun që ju bëni. Të mirëkuptoj me faktin që nuk keni staf dhe jeni të mbingarkuar. Amendamentet kushtetuese e kanë marrë parasysh. Besoj i keni parë që të dedikuar për këtë çështje mund të jenë aq prokurorë sa është e nevojshme. Do të thotë që përderisa ky është një institucion kushtetues dhe për sa kohë që numri i prokurorëve të SPAK përcakton që minimumi do të jenë 10, por maksimumi mund të jenë sa më shumë është e mundshme që nga tre ti bëjmë 13 prokurorë. Nëse bëhen 23 dhe buxhet të mjaftueshëm dhe me staf besoj që ju e keni vuajtur me ata 200 e ca subjekte, por nëse nga tre bëhen 23 këta 200 subjekte të tjera, cilësisht nuk ndryshon asgjë. Është vetëm çështje njerëzish që është e arsyeshme ta kërkosh. Për ta çuar dhe vozitur përpara të gjithë lëtë proces duhen më shumë njerëz.”

Alibeaj u shpreh se stafin dhe shtesën buxhetore është diçka që SPAK mund t’a kërkojë t’i vihet në dispozicion, pasi në të kundërt do të bëhej fjalë për mungesë dëshire dhe jo mundësie.

“Një problem mund të jetë mungesë e stafit, por edhe ndoshta mbështetjes buxhetore. Nëse nuk do të ishte as kjo, logjikisht do të binim në përfundimin që është mungesë dëshire. Lidhur me konstatimet që bëra dhe me ca të dhëna, do të doja një koment tuajin.”, u shpreh Alibeaj.

Nga ana tjetër kreu i SPAK, Arben Kraja theksoi procedurat që SPAK ka nën përgjegjësi në monitorimin e subjekteve, duke evidentuar ngarkesën që ky institucion mbart.

“ Pjesa e ligjit anti-mafia nuk është administrative se është goditje e pasurive që i referohet kodit të procedurës penale. Nga pikëpamja e komisionit të vettingut për verifikimin e punonjësve tanë, komisioni përbëhet nga tre vetë, është një procedurë mbingarkese. Pjesa e monitorimit të vazhdueshëm. Problemi i monitorimit ka disa problematika, aty është një numër i jashtëzakonshëm subjektesh që duhet monitoruar. Patjetër korniza ligjore e parashikon, ajo që thashë është se ne po mbingarkohemi me punë të tjera duke mos u fokusuar te ndjekja penale.”

Etiketa: Arben KrajaEnkelejd AlibeajPDPolitikeSpakVetting

Lajme të lidhura

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Para
Kosova dhe Letonia nënshkruajn marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak

Kosova dhe Letonia nënshkruajn marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë
Sport

Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë

08:22 - 12/07/26

Argentina është gjysmëfinalistja e radhës e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë në...

Lexo më shumë
Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26
Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë

Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë

07:31 - 12/07/26
Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com