GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alibeaj, kërkesë Presidentit: Mos dekreto Kodin Zgjedhor

20:34 - 27/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk lëpij atë që kam pështyrë,” Alibeaj flet për largimin: Ajo është partia e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka dërguar Presidentit Bajram Begaj një kërkesë për mosdekretimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar dje në Kuvend.

“I kam dorëzuar sot Presidentit të Republikës, kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 26.07.2024. Arsyetimi ligjor për këtë kërkesë mbështetet në faktin se ligji i miratuar mbrëmë cenon parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 17, 18, 45 dhe 64 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi 28/21 i Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Alibeaj në Facebook.

“Gjithashtu ky ligj ështe në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik). Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre. Thënë ndryshe, shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive. Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit. Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternative”, shton Alibeaj në rrjetin social.

Etiketa: Alibeajkodi zgjedhor

Lajme të lidhura

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur
Aktualitet

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26
Para
Tjetër zjarr masiv në vend/ Përfshihet nga flakët mali në Konispol, dyshohet për…

Tjetër zjarr masiv në vend/ Përfshihet nga flakët mali në Konispol, dyshohet për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26

Një restaurim brenda njërës prej bazilikave më të vjetra në Romë ka shkaktuar një debat të nxehtë politik. Incidenti ka...

Lexo më shumë
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com