GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj pret raporteren e PE-së: Mazhoranca ka mungesë vullneti…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj pret raporteren e PE-së: Mazhoranca ka mungesë vullneti…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enkelejd Alibeaj është takuar me reporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj ka renditur të gjitha shqetësimet që ka ndarë me zyraren e BE.

Sipas tij është zbehur përpjekja e Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, veçanërisht reforma zgjedhore.

Ai thote se ne formen e projektligjit te depozituar ne parlament jane adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR mbi shitblerjen e votës, keqpërdorimit të mjeteve dhe burimeve publike në zgjedhje, etj., të shprehura në katër shtylla: Votë për Diasporën; iLista të Hapura; Shqipëria një Zonë Zgjedhore; Votim dhe Numërim Elektronik.

Postimi:

Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim znj. Isabel Santos reportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Bashkë me znj. Santos ndamë shqetësimin për zbehjen e përpjekjeve të Shqipërisë në procesin e reformave të nevojshme për Integrimin Europian, duke u ndalur veçanërisht për Reformën Zgjedhore, e cila do të duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente, dhe të adresojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e ODHIR.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, e njoha znj. Santos mbi ecurinë, garancitë, transparencën, gjithëpërfshirjen e çdo fluksi politik brenda opozitës në mirëpërcaktimin e marrjes së vendimeve që ofronte mekanizmi i Komisionit,  i kërkuar që para dy vitesh nga Partia Demokratike.

Po ashtu i shpreha, qëndrimet dhe propozimet konkrete të Partisë Demokratike të prezantuara që në Dhjetor 2022 e më pas në Nëntor 2023, nën formën e një projektligji të depozituar në Kuvend, ku adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR mbi shitblerjen e votës, keqpërdorimit të mjeteve dhe burimeve publike në zgjedhje, etj., të shprehura në katër shtylla:

i) Votë për Diasporën;

ii) Lista të Hapura;

iii) Shqipëria një Zonë Zgjedhore;

iv) Votim dhe Numërim Elektronik.

Ndava shqetësimin për mungesën e vullnetit politik të dëshmuar nga ana e maxhorancës socialiste për të çuar përpara Reformën Zgjedhore në frymën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe theksova se çdo përpjekje për ta devijuar këtë proces me mjete informale, pa transparencë dhe jo gjithpërfshirëse dhe pa garanci institucionale, bie ndesh me interesin e qytetarëve shqiptarë.

Mbi të gjitha i shpreha Znj. Santos, qëndrimin e vendosur që Partia Demokratike ndan, në mënyrë të panegociueshme, mbi aleancën parimore me SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK dhe luftës ndaj pandëshkueshmërisë e korrupsionit, dhe një Reformë Zgjedhore në interes të qytetarëve shqiptarë e cila do të duhet të përmbyllet me transparencë, me gjithëpërfshirje, në kohë, për t’iu siguruar të gjithë qytetarëve një proces zgjedhor me standarte reale, të lira e të ndershme si nje kusht për avancimin e procesit te integrimit te Shqipërisë në BE.

Etiketa: Alibeajraportere

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Vodhi bizhuteri, arrestohet 36-vjeçari (Emri)

Kryefamiljari dhunon gruan e fëmijët, 21-vjeçari godet punonjësin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com