GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj: Procesi i lustracioni të mos shërbejë për hakmarrje

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj: Procesi i lustracioni të mos shërbejë për hakmarrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut se procesi i lustracionit duhet të mos jetë kolektiv, por individual.

Alibeaj tha se ky ligj nuk bëhet për hakmarrje, por për të zbuluar të vërtetën e errët të komunizmit dhe për ta përcjellë atë edhe te brezat e rinj.

Ai shtoi se ata që kanë kryer krime në të kaluarën, duhet të përjashtohen për 15 vite nga çdo pozicion i funksionarit publik.

“Procesi i lustracionit të mos jetë një proces kolektiv, ku të gjithë të mund të futen në një thes. Instrumenti që ne duhet të zgjedhim duhet të jetë i profilizuar dhe të ketë individualizim të përgjegjësisë. Nuk mjaftonte vetëm të ishe i skeduar diku si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Gjykojmë aktet, veprat dhe pasojat që gjyqtarë, hetuesë kanë kryer konkretisht.

Kush ka bërë faj, faj i provuar dhe i dokumentuar. Pra nuk shohim vetëm ndëshkimin e personit, por edhe të veprave. Rast për rast, çdo i zgjedhur, ata që janë pjesë e sistemit gjyqësor, duhet t’i nënshtrohen këtij sistemi, pa bërë një hetim “on block”. Nuk bëhet ky ligj për hakmarrje, ky bëhet për të treguar të vërtetën. Për t’i ndaluar atyre njerëzve që dje kanë bërë krime që sot të jenë të veshur me kostumin e funksionarit. Jemi dakort edhe për pajtimin kombëtar.

Më e rëndësishmja është që këta individë që kanë bërë faje, ikin në punën e vet private dhe nuk i qaset më funksionit publik dhe emri i tij nuk linçohet e nuk bëhet publik. Por secili e ka edhe një detyrim që të rrëfejë se çfarë ka bërë në të kaluarën. E vërteta do të duhet të dalë. Prandaj është vendosur si kusht që ai të rrëfehet në mënyrë të qartë dhe të japë të dhëna, në mënyrë që edhe studiuesit ta kenë më të lehtë t’ja bëjnë të qartë publikut se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Ne kemi parashikuar që kjo kohë e ndalimit që individë të tillë të mos jenë pjesë e pozicioneve të funksionarit të lartë publik për 15 vite. As nuk mund të zgjidhen dhe as të emërohen. Çdokush ka të drejtën që t’i drejtohet gjykatës, pasi çdokush ka të drejtë ta bëjë këtë, ndryshe nga koha e komunizmit”, është shprehur Alibeaj.

 

 

 

 

Etiketa: Alibeajlustracioni

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 efektivët e “Shqiponjave” vijojnë të pezulluar

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com