GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj pyet Ramën për takimet me Mcgonikal dhe rolin e Duçkës

10:42 - 02/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj pyet Ramën për takimet me Mcgonikal dhe rolin e Duçkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti democrat Enkelejd Alibeaj ka bërë parashtrimin e pyetjeve për kryeministrin Edi Rama në interpelancën për McGonigal. Alibeaj numëroi pyetjet dhe tha se kjo seancë duhet të bëhej 2 muaj më parë. Në listën e pyetjeve të Alibeajt, përfshihen takimet Rama-McGonigal dhe rolin e këshilltarit Dorian Duçka.

Pyetjet e Alibeaj drejtuar Ramës:

1- Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi?

2- Kush ka qene i pranishem ne takimin e 17 shtatorit 2017, pervec teje, Dorian Duçkes dhe McGonigal?

3- Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i larte i FBI, ne ate takim?

4- Perse eshte diskutuar çeshtja e dhenies se licencave te fushave te shfrytezimit te naftes ne Shqiperi mes jush?

5- A keni qene ne dijeni se personi Agron Nezaj dhe Dorian Ducka kishin interesa financiare ne fushen e shfrytezimit te naftes ?

6- A keni marre masa juve qe licenca e shfrytezimit te naftes te mos u jepej personit A dhe B, ne shkelje te ligjit?

7- Çfare masash keni marre pasi gjykata vendosi se leja e shfrytezimit te tre parcelave naftembajtese, qe iu dha nje shoqerie, ishte me shkelje ligjore?

8- A keni bere ju deklarim me ILDKPK per situate konflikti interesi rreth kesaj çeshtjeje? Po ndonje nga ministrat tuaj te kohes qe drejtonte kete sektor?

9- Sa here keni kontaktuar ne telefon, me sms, me email apo mjete te tjera komunikimi apo takime fizike me mikun tuaj McGonigal prej shtatorit 2017?

10- Kush ka qene i pranishem ne takimin qe ke patur me te ne 20 nentor 2017? ♪Çfare keni diskutuar mes jush?

11- Takimi ka qene i natyres private apo zyrtare? A i keni dhene ju informacion McGonigal rreth lobimit ne Usa te nje partie tjeter, te ndryshme nga partia juaj?

12- Cili zyrtar nga zyra juaj (zyra e kryeministrit) i ka dhene informacione Dorian Duckes lidhur me lobimin?

13- Si e shpjegoni ju qe 4 dite me pas, ne dt 24 nentor, McGonigal ka marre nga keshilltari juaj Dorian Ducka informacion per te stisur procedimin penal ndaj lobistit te partise tjeter kundershtare tuajen?

14- Ne dhjetor 2017 keni darkuar me Mcgonigal dhe personin A ne New York. A eshte diskutuar mes jush dhenia e informacioneve tek Agron Nezaj (perveç çfare i ishte dhene Dorian Duckes) lidhur me lobimin e PD?

 

15- Si e shpjegoni ju qe kete radhe Agron Neza kishte gjetur informacione mbi lobistin e partise tjeter kundershtare me ju dhe ia ka kaluar McGonigal ne dt 4 janar?

16- Keni kerkuar ju ne kete takim, qe McGonigal te nderhynte per te stisur nje çeshtje penale ne USA?

17- Si e shpjegoni qe Agron Neza eshte furnizuar me informacion perseri, kete radhe ne dt 22 janar lidhur me lobistin e partise tjeter, ne funksion te stisjes se ceshtjes penale kunder tij?

18- Cili nga zyrtaret e zyres se Kryeministrit te Shqiperise ia ka dhene kete informacion Agron Nezajt?

19- McGonigal ka qene ne Shqiperi ne shkurt 2018? A e keni takuar? Nese jo, a ju ka informuar keshilltari juaj per takimin qe ai ka patur me te ne Tirane?

20- Ju ka informuar keshilltari juaj se ai po mbeshteste hetimin dhe pyetjen e deshmitareve ne funksion te hetimit te stisur ndaj lobistit te partise tjeter?

21- Ne mars 2018 keni darkuar se bashku me McGonigal dhe Agron Nezaj ne New York. A eshte diskutuar fakti se Agron Nezaj kishte marre informacion nga zyra juaj dhe ia kishte percjelle McGonigal? Po per faktin se Agron Nezaj po mbeshteste hetimin e stisur duke u paraqitur si deshmitar vete ne kete hetim?

22- Cili ishte ish agjenti tjeter i cili ishte duke darkuar me ju?

23- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë nga Agron Nezaj

24- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike?

25- A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar?

26- Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?

27- Çfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka?

28- Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat?

29- Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal?

30- Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?

 

 

 

 

Etiketa: AlibeajpyetjeRama

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26
Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin
Aktualitet

Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin

08:37 - 07/03/26
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese
Breaking Views

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
Para
“S’e di si shpëtova”, dëshmitë e pasagjerëve nga aksidenti në Greqi

Gabimi që shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Emigrimi masiv, Tabaku: Të rinjtë nuk shohin asnjë mundësi reale për të ndërtuar jetën në Shqipëri

11:11 - 07/03/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me krizën e...

Lexo më shumë
Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

Shpërthim pranë aeroportit të Dubait, pezullohen të gjitha fluturimet

10:59 - 07/03/26
Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot 7 Marsi/ Mirënjohje dhe respekt për arsimtarët! Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

10:40 - 07/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

10:10 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com