GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj: Thirrjet e Berishës, klithma të zbehta një agonie politike

21:22 - 02/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj: Thirrjet e Berishës, klithma të zbehta një agonie politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka komentuar situatën e krijuar në këtë forcë politike, ndërsa ka theksuar se objektivi kryesor i opozitës është përballja me kryeministrin Rama. Lidhur me afatin e ish-kryedemokratit Sali Berisha ndaj Bashës për të liruar zyrën më datë 5 janar, si dhe protestën e thirrur më 8 janar, Alibeaj është shprehur se janë klithma të zbehta të një agonie politike.

“Objektivi kryesor i PD është luftë pa asnjë lloj dyzimi në misionin politik që është përballja me regjimin. Ju keni interes për atë se çfarë është thënë me datë 5 apo me datë 8, besoj se janë vetëm klithma të zbehta të një agonie politike të një qasje politike, e cila s’paku në mënyrë institucionale me datë 18 dhjetor në Kuvendin e 18 dhjetorit kanë marrë fund”, u shpreh ai.

Sipas tij lëvizjes së Berishës dhe krijimit të Komisionit të Rithemelimit nga ana e tij, i mungon diçka thelbësore, siç është moraliteti politik. Ai u shpreh se demokratët e kanë shfaqur vullnetin dhe besimin e tyre ndaj Bashës duke i dhënë 650 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse sipas tij ata ndodheshin nën kushte terrori.

“E gjithë jo lëvizje e Berishës i mungon një element thelbësor, moraliteti politik. Ky vend nuk bën zgjedhje të rregullta, të lira, të ndershme. Këtu do duhet të shohim se çfarë situate kemi përballë. Unë besoj se demokratët patën aftësinë e tyre dhe për të qortuar për aq sasa e menduan në zgjedhjet e 25 prillit, siç edhe i dhanë besimin Lulzim Bashës për atë rezultat për atë betejë dhe pikërisht për atë lloj përthithje të madhe simpatie që bëri në 650 mijë shqiptarë që votuan në kushte terrori electoral”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj deklaroi se kjo strategji e Berishës është keqpërdorim emocional i demokratëve për interesat e tij personal, që nuk kanë lidhje me selinë blu.

“Dëmi më i madh që lëvizja e Berishës ka bërë në këto tre muaj, ka qenë një luftë personale, me një hall personal, në thyerje të premtimit që bëri. Edhe kërkesa e lëshuar për të ardhur me datë 5 apo me datë 8 për të kapur selinë është një lloj mbivendosje duke keqpërdorur gjendjen emocionale të rëndë të demokratëve, për atë se çfarë ndodhi më 25 Prill”, deklaroi ai.

Ish-kryedemokrati Sali Berisha i ka lënë afat kreut actual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës që të lirojë zyrën e kryetarit në selinë blu, deri në datën 5 janar, pasi sipas tij ai është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i PD-së në 11 dhjetor, në mënyrë legjitime. Në të njëjtën kohë Berisha ka thirrur mbështetësit e tij në protest në 8 janar.

Etiketa: AlibeajBASHAberishaPD

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Këshilla për dekorimin e shtëpisë, ja si ta bëni ambientin tuaj sa më relaksues

Këshilla për dekorimin e shtëpisë, ja si ta bëni ambientin tuaj sa më relaksues

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com