GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alimehmeti: Me këto zgjedhje, nuk shkojmë dot drejt Evropës

11:55 - 13/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kalimi nga shëndetësia në politikë, flet Alimehmeti: Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, kandidati i Partisë Demokratike në listën e koalicionit “Shqipëria Madhështore” për Tiranën, Ilir Alimehmeti, ka reaguar në një intervistë për “MCN Live”, ku bëri një analizë të thelluar të procesit zgjedhor dhe të situatës që pasoi.

Alimehmeti u shpreh i prerë se zgjedhjet nuk u zhvilluan në mënyrë të ndershme dhe të barabartë, duke cituar si PD-në, ashtu edhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR si burime që evidentuan intimidimin e votuesve, përdorimin e administratës publike në funksion të fushatës, dhe blerjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Nëse edhe në vitin 2025 nuk dimë të organizojmë zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë Shqipëria nuk shkon dot në Evropë.

Këto nuk ishin zgjedhje evropiane.

Do përmend këtu raportin dhe deklaratat e përfaqësuesve të OSBE/ODIHR, të cilët e kanë cilësuar këtë si “raporti më i keq që kemi nga viti 2001”, duke nënvizuar se gara ishte e pabarabartë dhe se ka pasur dëshmi konkrete për intimidim dhe manipulim të rezultatit.

Ju kujtoj gjithashtu se kur ndodh situata e krimit zgjedhor, zakonisht numëruesi i fundit shkon në burg, ndërkohë që kush e ka kërkuar shtrembërimin votës, nuk shkon, prandaj u them të kenë kujdes nga ky drejtim, të zbatojnë ligjin”.

Alimehmeti tha se do të ketë një analizë të brendshme brenda PD-së për të reflektuar mbi gabimet, por theksoi se pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie mbi mazhorancën.

“Qeveria ka përgjegjësinë kryesore. Kur përdor administratën për fushatë, kur ndodhin pazare me bandat, kur përmenden zyra juridike të lidhura me blerje votash, nuk mund të flasim më për demokraci funksionale. Kjo nuk është rruga drejt BE-së.

Si ka mundësi që institucionet injorojnë fenomenin e blerjes së votës dhe nuk ndërhyjnë? A do të bëjmë drejtësinë vetë? Nëse po, atëherë sistemi është i kapur.

Pavarësisht rezultatit, PD kishte një program të fortë dhe alternativa të qarta për qytetarët, por “kur procesi është i deformuar, çdo diskutim mbi rezultatin humbet kuptimin”.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të ndershme sepse nga kjo përfitojnë të gjithë. Demokracia ka nevojë për garë reale, jo për manipulim dhe intimidim”.

Etiketa: alimehmetiIlir AlimehmetiKryesore1zgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Vota e Diasporës, kryesojnë socialistët, PD-ASHM e dyta dhe Lapaj i treti

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com