GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alimehmeti ngre alarmin: Ajri në Tiranë është kancerogjen

14:31 - 08/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alimehmeti ngre alarmin: Ajri në Tiranë është kancerogjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas lajmit se ndotja e ajrit në kryeqytet është alarmante sipas matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian “Neotes”.

Në deklaratën e tij nga selia blu, Alihmehmeti theksoi se ajri i ndotur rrezikon jetën e qytetarëve dhe bëri thirrje që në 14 maj ta pastrojmë atë nga ndotësi më i madh që është Erion Veliaj.

Deklarata

Ndotja e ajrit në Tiranë, sipas matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian “Neotes” është alarmante. Ajri që thithim çdo ditë dhe çojnë në mushkëri, fëmijët tanë, të moshuarit tanë, të sëmurët tanë, banorë të Tiranës apo vizitorë, pa asnje dallim, përbën rrezik për shëndetin, është kancerogjen.

Ekspertët italianë kanë konstatuar se, dy prej elementëve më të rrezikshëm për shëndetin, dioksidi i azotit dhe benzeni, janë 4 fish më të lartë në ajrin e Tiranës, se sa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

Ka disa zona në Tiranë, ku benzeni është 101 mikrogramë për metër kub, ndërsa në Itali është vetëm 5 mikrogramë.

Kjo lëndë shkakton kancer.

Po ashtu, në përmasa alarmante është edhe përqëndrimi i dioksidit të azotit. Laboratori italian ‘Neotes”, zbulon se ai arrin të kapë shifra tronditëse, duke qenë 9 herë më i lartë se mesatarja e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dioksidi i Azotit shton vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, dhe perkeqeson astmën, infeksionet e frymëmarrjes dhe sëmundjet kronike të mushkërive.

Kjo është, për fat të keq, e vërteta e Tiranës tonë. Propaganda e Bashkisë thotë se kemi 1 milionë pemë dhe ajër të pastër. Ndërkohë, realiteti është krejt tjetër. Edhe pa shkencën, njeriu me sy të lirë e sheh dhe kupton se kur ndërtimet nuk kanë fre, kur trafiku zgjatet në cdo orë të ditës, kur masat për të kontrolluar mjedisin dhe ndalur shkelësit janë inekzistente, nuk mund të kishim ajër të pastër dhe tregues të shëndetit të mirë në qytetin tonë.

Prandaj më 14 maj, të dashur bashkëqytetarë, ne duhet ta pastrojmë ajrin nga ndotësi më i madh dhe absolut i tij, nga Erion Veliaj.

Me babëzinë për para, me pafuqinë për t’i thënë jo Ramës dhe oligarkëve, me të cilët e lidhin interesat private, jo interesi publik, ajri i Tiranës do të vazhdojë të jetë i ndotur dhe jeta jonë e pasigurt dhe e pashëndetshme.

Eshtë koha për ndryshim. Me Belind Kelliçin, kemi një plan që do të lehtësojë trafikun, do të normalizojë ndërtimin, dhe do të krijojë oaze të gjelbra në çdo lagje. Kjo do të ulë ndotjen, dhe do ta bëjë qytetin tonë më të pastër, më të shendetshëm dhe më të jetueshëm për të gjithë, pa dallim.

Etiketa: ajrialimehmetiKryesore1

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Deklarata e Kristit për Keisin do t’ju habisë

Deklarata e Kristit për Keisin do t'ju habisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com