GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

10:08 - 06/02/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në vend, duke theksuar se qytetarët, në shumicën e rasteve, nuk e dinë realisht çfarë konsumojnë çdo ditë.

Nga frutat e perimet te buka, mishi, qumështi dhe produktet e përpunuara, problematika shtrihet në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Sipas tij, mungesa prej vitesh e kontrollit efektiv nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vështirësia e monitorimit të një tregu tashmë global dhe boshllëqet ligjore në përcaktimin e niveleve të lejuara të substancave të rrezikshme, si arseniku apo aflatoksina, e kthejnë këtë situatë në një “vrasje të heshtur” për shëndetin publik, më të rrezikshme se rastet akute, sepse vepron ngadalë dhe pa u vënë re.

“Të themi të drejtën, nuk e dimë se çfarë hamë. Këtu kemi një problem madhor nga të gjitha aspektet, nga frutat, te perimet, te buka në këtë rast, tek mishi, ju e dini, këto janë diskutimet e përditshme, ke vezët, ke djathin, ke qumështin, ke akulloret, ke, në të gjitha aspektet. Gjithçka. Pse? Kemi një mungesë serioze prej shumë kohësh të AKU-së. Sepse në fund fare të ditës, patjetër ai është një treg i vështirë për t’u kontrolluar. Sot ne jemi global, pra ne sot importojmë, eksportojmë, vijnë ushqime të përpunuara sa të duash. Pra, është shumë më e vështirë tregu sesa njëherë e një kohë. Puna është e madhe por duhet bërë. Thjesht AKU-ja këtë detyrë ka. Në këtë, në këtë aspekt këtu ne kemi parë shumë herë probleme të mëdha sigurie dhe për këtë arsye e shohim me kujdes, pse, se gjithë ne jemi të ekspozuar dhe është më tepër problem ekspozimi ai i ngadalti, ai në një sasi të vogël, të përditshme sesa ai problemi akut. Pse? Se problemi akut bie në sy, bie në sy shpejt edhe mund ta zgjidhësh problemin.

Pra e zëmë një restorant, helmohen 20 vetë, bie shumë qartë në sy, merren masa. Kurse kjo gjëja, kjo e ngadalta, kjo vrasja e heshtur, e qetë. Po, kjo e shohim herë pas here, e shohim neve kur na bllokohen domate, kur na bllokohen speca, kur na i bllokon Bashkimi Europian, po këtu brenda s’kemi bllokuar kurrë. Nuk i kontrollon. Jo bukë jo se nuk eksportojmë, tash të themi të drejtën. Këtu tani çfarë ndodh? Ke situata që jemi duke folur. Unë i pashë me shumë kuriozitet kur erdhën ato analiza. Ato analiza janë anonime, në kuptimin që është shkruar thjesht buka 1, buka 2. Pra nuk shkruhet se kush është e çfarë është nga cila kompani janë marrë. E më pas i shkon mbrapa legjislacionit, mbasi i sheh ato. Dhe sheh që aty ka një vakum ligjor. Tashti, është lënë me qëllim, s’është lënë me qëllim, hajde ta diskutojmë neve. Pra ka një vakum ligjor dhe ajo direktiva që është e Bashkimit Europian…

Për shembull, në rastin e arsenikut. Arseniku, po në rastin e arsenikut që është helm, që është një metal i rëndë dhe helm, në rast e arsenikut inorganik, që miellrat, drithërat kanë shumë nga ky arseniku inorganik, neve nuk kemi një nivel të përcaktuar që sa duhet të jetë maksimumi i lejuar. Pra, ndërkohë që, në qoftë se mbani mend vite përpara ka qenë diskutimi i aflatoksinës në qumësht. Edhe për këtë s’kishim ne një nivel. Bashkimi Europian ka, ne s’kishim një nivel. Pse e them këtë që është e rëndësishme? Është shumë e rëndësishme sepse edhe importuesi në fund fare do të shohë, kush janë standartet e vendit tat? Këto standarte, a i plotëson ky produkti im standartet e vendit tënd? Përgjigja po, atëherë ti sill. Tashti kjo a është apo s’është e shëndetshme për popullatën tate. Por në fund fare të ditës, ky organi, ky ligjin sheh, tabelat sheh. Dikush që do të operojë në treg. AKU-ja ka detyrën që të vendosi nivelet. Patjetër, ajo është, ai është autoriteti jonë. Dhe autoriteti jonë patjetër flet me autoritetin Europian të sigurisë ushqimore. Pra ai është pika Europiane që ne shohim. Dhe këto kanë marrë një direktivë, mos gaboj numri 465 në 2023-shin. Kjo direktivë pjesërisht ka ardhur dhe në Shqipëri”, u shpreh ai.

Etiketa: Kryesore1rrezikushqime

Lajme të lidhura

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia
Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez
Aktualitet

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Para
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Parandalohet ngjarja kriminale! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në...

Lexo më shumë
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Parandalohet ngjarja kriminale! 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

10:33 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com