GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alimehmeti: SHBA po jep një mesazh të qartë përmes heshtjes lidhur me zgjedhjet e 11 majit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alimehmeti: Të hiqet ora policore, efekti i Covid-19 është reduktuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se përmes heshtjes SHBA po japin një mesazh të qartë lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Alimehmeti, i cili nuk arriti të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare, i ftuar në podcastin ‘Të Pashoq’ u shpreh se, edhe pse mori rreth 18 mijë vota preferenciale, tha se Shqipëria është mes autokracisë dhe diktaturës.

“Nëse çështja do të ishte nëse frymëzon ose jo PD, por ne kishim edhe 9 forca të tjera, përveç PD dhe PS-së, atëherë pse nuk u votuan këto partitë e reja, që kishin vajza dhe djem të rinj shumë të mirë, atëherë pse nuk u votuan? Sepse këtu në Shqipëri kemi fenomenin e trenit bullgar, kemi manipulime, kemi blerje votash. Pse fitoi Sara Mile në Elbasan, e dini ju? Pse fitoi Arkend Balla, e njihni ju?”, tha Alimehmeti.

Pjesë nga biseda

 

A është në rrezik PD për t’u shpërbërë, për t’u copëzuar më shumë?

Duhet të shohim interesin publik që është të kemi një sistem demokratik me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse s’ka zgjedhje të lira dhe të ndershme është e kotë që të flasim. Ne jemi mes autokracisë dhe diktaturës.

Ky është sistemi, edhe pse mund të fitosh shumë vota, nuk zgjidhesh deputet, ky është sistemi. Ne jemi mes autokracisë dhe diktaturës. Kush i ka të gjitha gjërat në dorë? Kush kontrollon drejtësinë? Sa deputetë njihni, 10 apo 20? Kush i njeh të gjithë ministrat? Ne kemi vetëm një dorë: Edi Ramën.

Elementi tjetër, a frymëzon opozita? Nëse çështja do të ishte nëse frymëzon ose jo PD, por ne kishim edhe 9 forca të tjera, përveç PD dhe PS-së, atëherë pse nuk u votuan këto partitë e reja, që kishin vajza dhe djem të rinj shumë të mirë, atëherë pse nuk u votuan? Sepse këtu në Shqipëri kemi fenomenin e trenit bullgar, kemi manipulime, kemi blerje votash. Pse fitoi Sara Mile në Elbasan, e dini ju? Pse fitoi Arkend Balla, e njihni ju?

Ti mund të fitosh 20 mijë vota, por ai tjetri merr 200 mijë vota, sepse ka fuqinë ekonomike dhe kemi 41 % të popullsisë në varfëri.

Sill edhe z.Trump në Shqipëri me këtë sistem dhe sërish do të humbasë.

Sipas jush pse nuk po reagon ende SHBA?

BE e ka thënë qartë: me zgjedhjet e këtij niveli nuk hyn në Bashkimin Europian. SHBA nuk kanë folur ende. Unë di që po vonon dhe vonesa është mesazh në vetvete. Kur dikush të vjen vonë edhe në dasëm, të jep një mesazh. Në 2021, akoma pa mbaruar numërimi, pati reagim nga SHBA. Sot kemi një vonesë, vonesa flet dhe rëndësinë që ka SHBA në marrëdhëniet që kemi ne me ata, janë me shumë zero nga pas. Përmes heshtjes ata po shprehen, ne kemi parë se si kanë reaguar ata në rastin e shteteve të tjera, sepse bëjnë atë punën e tyre rutinë.

Etiketa: alimehmetiKryesore1SHBAZgjedhje

Lajme të lidhura

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome
Breaking Views

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Para
Fillon epoka e Igli Tares si drejtor i ri sportiv te Milani

Fillon epoka e Igli Tares si drejtor i ri sportiv te Milani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com